Nations League, del lista e kombëtares, të ftuarit e trajnerit Maran
Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër Kombëtarja sh...
Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër Kombëtarja sh...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si shpërndahen p...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës, pas shpallje...
Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, E.S., dhe shtetasi E.H., i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave...
Sandro Mazzola, simboli i Interit dhe legjenda e kombëtares italiane të futbollit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vje&cc...
Përshkallëzohet situata ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa Arabia Saudite është goditur sërish gjatë natës. Nj&...
Akuza të reja kanë dalë në dritë lidhur me metodat e përdorura nga mjekët Karneadou, Elias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, t&...
Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit ven...
Të dielën, më 20 shtator, qytetarët në Berlin dhe në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore do t’u drejtohen kutive ...

Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të ketë pasoja edhe përtej procesit gjyqësor, ndërsa në Kosovë vijojnë reagimet dhe debatet për ndikimin që mund të ketë ky akt në shoqëri dhe në zhvillimet politike. Në emisionin “News24 Fundjavë” me Megi Latifin, eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, tha se vendimi ka goditur rëndë besimin e një pjese të shoqërisë kosovare te drejtësia ndërkombëtare.
Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krimet e luftës të ndalimit/arrestimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite dhe Selimi me 13 vite. Paneli i shpalli të katër të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit. Elezi u shpreh se vendimi ka shkaktuar zhgënjim te një pjesë e shqiptarëve të Kosovës, të cilët, sipas tij, prisnin një proces që do të vendoste drejtësi në mënyrë të paanshme.
“Ne kemi pritur drejtësi. Ky vendim ka goditur popullin shqiptar, drejtësinë, NATO-n dhe SHBA-të, që ishin bashkë me ne në luftën për liri”, deklaroi ai. Eksperti tha se gjatë luftës kishte pasur, sipas tij, prani dhe monitorim ndërkombëtar në terren, duke përmendur përfaqësues të OSBE-së dhe NATO-s. Ai solli edhe përvojën e tij personale si pjesëtar i një njësie speciale, duke pretenduar se kishte pasur monitorim të veprimeve të UÇK-së.
Elezi shprehu gjithashtu dyshime për ndikime të jashtme mbi procesin gjyqësor, duke pretenduar se gjykata është prekur nga spiunazhi dhe ndërhyrjet nga jashtë. Këto janë vlerësime dhe pretendime të tij, ndërsa vendimi i gjykatës bazohet në provat e shqyrtuara gjatë një procesi që nisi në vitin 2023 dhe përfundoi me vendimin e 16 shtatorit 2026.
I pyetur nëse vendimi i Hagës mund të shndërrohet në një mjet për destabilizimin e Kosovës, Elezi tha se ai mund të përdoret politikisht nga aktorë të ndryshëm. “Kjo armë është përdorur kundër SHBA-ve. Ishin SHBA-të që punuan intensivisht për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike”, u shpreh ai. Sipas ekspertit, përmes këtij procesi mund të synohet edhe dobësimi i rolit që SHBA-të kanë pasur në Kosovë dhe në rajon. Elezi e lidhi këtë me atë që ai e konsideron si përpjekje të shërbimeve të huaja serbe për të ndikuar në zhvillimet brenda Kosovës.
Ai tha se Kosova përballet edhe me sfida të tjera të sigurisë, duke përmendur luftën hibride, spiunazhin dhe krimet kibernetike.
Me shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, beteja ligjore nuk përfundon. Tash, radha ës...
Altin Krasniqi ka folur për dënimin 25-vjeçar të babait të tij, Jakup Krasniqit, nga Gjykata Speciale në Hagë, duke e cil&e...
Sherife Luta, gruaja që u bë simbol i eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës, ka rrëfyer përjetimet e ...
Për të tretën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për vazhdimin e protestave në kryeqytet, duke u b&eu...
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çli...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ...
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres s&eum...
Tensione para nisjes së protestës në Prishtinë. Policia ka kërkuar dokumentet e identifikimit nga disa prej pjesëmarrësve, ...
Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë thirrje për unitet dhe vijim të p&eum...