Falsifikuan dokumentet për 6 prona, në pranga ish-drejtori i ASHK Fier dhe përfituesi, sekuestrohen 715 mijë euro

19 Shtator 2026 | 11:20

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe marrë masa sigurie ndaj tre personave, të dyshuar për përfitimin dhe regjistrimin e kundërligjshëm të gjashtë pasurive të paluajtshme në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.

Në pranga kanë përfunduar shtetasi E.S., ish-drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, dhe E.H., i dyshuar si përfituesi i pronave. Ndërsa ndaj E.R., ish-hartograf pranë ASHK Fier, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”.

Hetimi i Prokurorisë lidhet me procedimin penal të nisur në nëntor 2025, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas hetimeve, çështja lidhet me një vendim të vitit 2008 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, përmes të cilit ishte njohur e drejta e kompensimit për 100 hektarë tokë bujqësore në zonën e Levanit dhe Dërmënasit.

Një prej trashëgimtarëve, E.H., kishte përfituar në vitin 2018 kompensim financiar prej 53.8 milionë lekësh.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, gjatë vitit 2023 E.H. ka ndjekur procedura për regjistrimin e gjashtë pasurive në zonën kadastrale nr. 2436, me një sipërfaqe totale prej rreth 71.7 hektarësh, duke iu referuar një vendimi të vitit 2008.

Hetuesit dyshojnë se në këtë proces janë kryer veprime të kundërligjshme nga ish-drejtori i ASHK Fier, E.S., dhe ish-hartografi E.R., në lidhje me trajtimin administrativ dhe kadastral të dokumentacionit të përdorur për regjistrimin e pronave.

Pas regjistrimit, disa prej këtyre pasurive dyshohet se janë shitur, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme. Prokuroria po heton transaksionet, lëvizjen e parave dhe destinacionin e tyre.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar edhe 715.976 euro, të cilat ndodheshin në llogarinë bankare të E.H.

Gjithashtu, janë sekuestruar dokumente, pajisje elektronike dhe materiale të tjera që pritet t’i nënshtrohen ekspertizave dhe verifikimeve të mëtejshme.

Prokuroria e Fierit vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në skemë dhe për të përcaktuar përgjegjësinë penale të secilit prej personave nën hetim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis

Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëveshjeve Artemis, një nismë ndërkombëtare e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për bashkëpunimin...
09:47 | 19/09/2026

“Vrasja mafioze” në burg, dosja “e zezë” e Alket Rizait! Pamjet dhe dëshmitë: E goditi me tre plumba në kokë

Emri i Alket Rizait, një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi, është përfshirë në hetimet për vrasjen e një të...
09:01 | 19/09/2026

Tragjedi në Itali, kamioni i plehrave përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare

Një 42-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi u përplas nga një kamion plehrash në San Dona di Piave, pranë Venedikut, në Itali. Aksidenti ndodhi pak...
17:43 | 18/09/2026