Maran publikon listën e Shqipërisë për Nations League. Ka mungesa dhe risi

Lista zyrtare e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e Nations League është publikuar. Trajneri Rolando Maran ka grumbulluar 29 futbollistë për katër sfidat ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos.
Në listë ka dy debutues: mesfushori Sabah Kerjota dhe mbrojtësi Samuele Sina. Ndërkohë, rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla, ndërsa pjesë e skuadrës është sërish edhe portieri Etrit Berisha.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.
Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.





