Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Reshje shiu me shtrëngata dhe rrezik i moderuar për zjarre, Instituti i Gjeoshkencave thirrje për kujdes në disa qarqe

Shkruar nga Newsbomb
Reshje shiu me shtrëngata dhe rrezik i moderuar për zjarre, Instituti
Fotografi ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I MODERUAR” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I ULËT”. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite priten reshje të dobëta dhe deri lokalisht të dobëta, ndërsa në qarkun Korçë shoqëruar me shtrëngata lokale.

Nesër, e diel, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata në qarqet Dibër, Elbasan Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë nesër, në bregdet: 19 / 29°C, në vendet e ulëta: 18 / 31°C dhe në vendet malore: 13 / 28°C.

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kurse nesër, sipas raportit të Institutit Shtetëror të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente deri e fortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese