Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni

    Kërkohet mbyllja e Speciales, vjen përgjigjja nga Haga: Mandati nuk përfundon me kërkesa politike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni
    Aktualitet

    Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni

    September 19, 2026

    Qarkullimi i mjeteve me tonazh të rëndë në Urën e Matit, në aksin nacional Lezhë-Milot, është kufizuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim me Policinë Rrugore.

    Në të dyja anët e urës janë vendosur barriera betoni, me qëllim ndalimin e kalimit të automjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh.

    Masa është ndërmarrë pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Sipas monitorimeve në terren, pavarësisht sinjalistikës së vendosur, janë konstatuar raste të përsëritura të shkeljes së kufizimit nga automjetet e rënda.

    Ndërkohë, përdorues të urës shprehen se struktura vijon të paraqesë probleme, duke ngritur edhe pikëpyetje mbi cilësinë e investimit të kryer.

    ARRSH sqaron se kufizimi nuk lidhet me ndonjë cedim apo dëmtim të urës. Sipas autoritetit, bëhet fjalë për një masë parandaluese, e ndërmarrë për të mbrojtur ndërhyrjen e realizuar në themelet e strukturës dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e saj në afat të gjatë.

    Ura e Matit është një prej strukturave të rëndësishme në këtë aks rrugor dhe ka një gjatësi prej 844 metrash.

    Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akordua një fond emergjent prej 107 milionë lekësh të reja, ndërsa punimet zgjatën rreth 8 muaj.

    arrsh mjete te renda ura e matit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    September 19, 2026

    Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni

    September 19, 2026

    Kërkohet mbyllja e Speciales, vjen përgjigjja nga Haga: Mandati nuk përfundon me kërkesa politike

    September 19, 2026

    Avokati i Thaçit trondit me deklaratën: Specialja e lidhi pavarësinë e Kosovës me krime lufte

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.