web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A i ka Shqipëria mundësitë për vendin e parë? Si përgjigjet Maran

19 Shtator 2026, 11:33, Sport CNA

A i ka Shqipëria mundësitë për vendin e parë? Si

I pyetur nëse Shqipëria i ka mundësitë për vendin e parë në grup, trajneri Rolando Maran ishte i bindur.

Ai theksoi se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për kreun e grupit, ndërsa foli edhe për krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Duhet të jemi të ndërgjegjshëm se cila është forca jonë. Nuk jam pragmatik. Do të shikojmë si zhvillohet skuadra në fushë. Duke pasur besim dhe vlerësim, për t'i pasur këto duhet paraqitje shumë e mirë dhe rezultate të mira. Jam i bindur që duke i shfrytëzuar këto, mund të bëjmë mirë.

Për krahun e djathtë, zgjodha Hysajn dhe Balliun, sepse mendoj se janë të duhurit. Kemi lojtarë të tjerë që mund të luajnë aty, si Sina. Duke pasur parasysh modulin, mendoj se kemi lojtarë të përshtatshëm për këtë rol. Gjithashtu edhe lojtari nga U-21 ishte i dëmtuar dhe kam bërë këto zgjedhje.

Me lojtarët që kemi, i kemi të gjitha kartat në dorë për ta arritur vendin e parë në grup.”, tha Maran.





Lajmet e fundit nga