Policia e Tiranës jep detaje nga plagosja: U qëllua ajër pas një konflikti çasti, autori në kërkim
Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në rrugën “Selaudin Zorba”. Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të para hetimore u identifikua autori i dyshuar, shtetasi me inicialet Xh. Xh., 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Nga të shtënat ka mbetur i dëmtuar lehtë një 37-vjeçar, i identifikuar me inicialet M. G., i cili ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes në momentin kur 45-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një person i plagosur
Falsifikuan dokumentet për 6 prona, në pranga ish-drejtori i ASHK Fier dhe përfituesi, sekuestrohen 715 mijë euro
Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
- 11:43 Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një person i plagosur
- 11:38 Maran shpall listën e Kombëtares për Nations League, mungon Broja! Kush janë dy debutuesit e rinj
- 11:20 Falsifikuan dokumentet për 6 prona, në pranga ish-drejtori i ASHK Fier dhe përfituesi, sekuestrohen 715 mijë euro
- 10:55 Pak javë para votimit në Izrael, sondazhi nxjerr Eisenkot përpara Netanyahut
- 10:30 Nafta 219 lekë/litri, benzina 195 lekë, Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan
- 10:18 “Më kërcënuan se do të vrisnin nënën time”, Rrëfimi i artistes: Si më urdhëruan të spiunoj dhe të ndihmoj në vrasjen e armikut të Kremlinit