Dyshohet se falsifikuan dokumentet për regjistrimin e një prone, mbërrijnë në gjykatë dy ish drejtorët e Kadastrës Fier

Sapo kanë mbërritur pranę Gjylatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier , 4 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “ Stolen Land” , dy ish drejtuesit e ASHK Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, specialistin Piro Çela , dhe biznesmenin Kastriot Hasko.
Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi dyshohet se këta shtetas ne bashkepunim me njëri- tjetrin , kanë regjistruar një siperfaqe toke prej 1143 hektarësh në pronësi të shtetasit Kastriot Hasko duke shfrytëzuar pozicionet e tyre të punës si dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “ Falsifikimi i dokumenteve” , “ Shpërdorimi i detyrës” dhe “ Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”.
Të 4 këta shtetas do të dalin para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtare Bora Shaholli dhe prokurore Irma Velo.




