MAGAZINË /

"Nuk e kemi mbyllur derën për ta", Maran zbulon përse nuk janë ftuar Broja dhe Bajrami për ndeshjet e kombëtares

Trajneri zbuloi një prurje të re që mendon se mund të sjellë të reja tek skuadra.

Shkruar nga Versus

"Nuk e kemi mbyllur derën për ta", Maran zbulon përse

Rolando Maran, trajneri i Kombëtares Shqiptare ka treguar disa prej kritereve ku ishte bazuar për listën me 29 lojtarë të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Ai tha se ishte përqendruar tek monitorimi që kishte bërë personalisht.

“Kushtet në bërjen e listës mund të ndikojnë, unë jam fokusuar nga monitorimi që kam bërë dhe ajo çfarë lojtarët kanë dhënë në javët e fundit. Berisha është një lojtar me cilësi të mira si portier dhe duke u ndikuar nga dëmtimi i Strakoshës kam bërë zgjedhjet e mira"- tha ai.

Sa i takon mungesës së ftesës për Brojën dhe Bajramin, italiani tha se dera e kombëtares nuk është e mbyllur për ta, por foli për një tjetër prurje që mund të ndihmojë skuadrën.

"Për Brojën dhe Bajramin kam parë zhvillimet e tyre të fundit, por kjo nuk do të thotë se dera e Kombëtares është e mbyllur. Sa i përket Kerjotës, e kemi vëzhguar që në sezonin e shkuar ka qenë protagonist. Për pak sa nuk u shpall kampion dhe është një lojtar që mund të na ndihmojë, është e vështirë t’i ndjekësh lojtarët në secilin vend ku luajnë, prandaj i kam sjellë këtu.

Sina është evidentuar kohët e fundit, është i vlefshëm për ne, kemi pasur disa mungesa në kohët e fundit, ndaj është me ne, në të ardhmen do të shohim nëse do të vazhdojë me ne apo me Kombëtaren U-21”, tha Maran mes të tjerash. Versus.al

 

Poll