Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve
    Sport

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    September 19, 2026

    Armando Broja dhe Nedim Bajrami mbeten jashtë Kombëtares shqiptare për katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Trajneri Rolando Maran ka publikuar listën me 29 futbollistë, ku risitë janë mbrojtësi Samuele Sina, që luan te Union Brescia në Itali, dhe mesfushori Sabah Kerjota i Hearts në Skoci. Të dy marrin ftesën e parë me kuqezinjtë.

    Maran shpjegoi se lënia jashtë e Brojës dhe Bajramit lidhet me gjendjen e tyre aktuale dhe se dera e Kombëtares mbetet e hapur.

    “Sa i përket Brojës e Bajramit, vlerësova kushtet e përgjithshme, momentin, nuk është derë që mbyllet. Kam folur me ta, në këtë moment kam bërë zgjedhje të ndryshme, janë zgjedhje të diktuara nga momenti dhe kaq”, vijoi Maran.

    Në skuadër rikthehen pas dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Një tjetër rikthim është ai i portierit Etrit Berisha. Maran tha se në përzgjedhjen e tij ka ndikuar edhe dëmtimi i Thomas Strakoshës, por theksoi se Berisha do të ishte grumbulluar edhe nëse ky i fundit do të ishte i gatshëm.

    “Unë e vlerësoj mes portierëve më të aftë të Shqipërisë, nëse do ishte Strakosha, do vinte gjithsesi. Do vinte gjithsesi e do zgjidhja kush është më mirë, kam shumë besim te potenciali i tij”, tha Maran.

    Kombëtarja nis grumbullimin të hënën, më 21 shtator, në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të përgatitet për përballjet me Bjellorusinë, Finlandën dhe dy takimet ndaj San Marinos.

    Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar

    Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

    Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

    Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

    Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

    Bajrami broja kombetare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    September 19, 2026

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    September 19, 2026

    Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni

    September 19, 2026

    Kërkohet mbyllja e Speciales, vjen përgjigjja nga Haga: Mandati nuk përfundon me kërkesa politike

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.