Policia e Tiranës jep detaje nga plagosja: U qëllua ajër pas një konflikti çasti, autori në kërkim

19 Shtator 2026, 12:05Kronika TEMA
Policia e Tiranës jep detaje nga plagosja: U qëllua ajër pas

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 në rrugën “Selaudin Zorba”. Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Sipas policisë, si rezultat i veprimeve të para hetimore u identifikua autori i dyshuar, shtetasi me inicialet Xh. Xh., 45 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nga të shtënat ka mbetur i dëmtuar lehtë një 37-vjeçar, i identifikuar me inicialet M. G., i cili ndodhej në afërsi të vendit të ngjarjes në momentin kur 45-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje