Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Greqia "kopsit" skenarët për Alket Rizain, tani që u arratis e akuzon edhe për një vrasje brenda në burg

Shkruar nga Newsbomb
Greqia "kopsit" skenarët për Alket Rizain, tani që u
Alket Rizai dhe pamjet qe publikojne mediat greke

Alket Rizai, një shtetas shqiptar i dënuar me disa burgime në Greqi, një ndër ta i përjetshëm, tashmë akuzohet nga autoritetet gjyqësore në vendin fqinj edhe për një vrasje në burgun e Domokos, ndodhur më 15 Shkurt 2026.

Shqiptari nga Mallakastra që ka thyer disa herë sigurinë në burgjet e sigurisë së lartë në Greqi dhe është shndërruar në një nga njerëzit më të rëndësishëm në sistemin penitenciar grek, ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe nuk ka pranuar dënimet e njëpasnjëshme.

Alket Rizai ka gjetur mënyra për të thënë fjalën e tij edhe kur shteti grek është përpjekur me çdo kusht që ai të heshtë.

Shqiptari pretendon se është akuzuar dhe dënuar padrejtësisht dhe sa herë që ai kërkon drejtësi, Greqia kujdeset që t'i faturojë atij krime të ndryshme e ngjarje të reja. Kështu ka ndodhur dhe në orët e fundit.

Të hënën, Alket Rizai bën një javë në arrati, pasi çuditërisht vendosi të mos kthehej më në qeli në përfundim të lejes së posaçme, ndërsa siç autoritetet greke sqaruan vetë, ai kishte qenë shumë i rregullt përgjatë viteve, me 15 lejet e mëparshme.

Dhe mediat dhe shteti grek kanë nisur një fushatë denigrimi ndaj shqiptarit nga Mallakastra, duke e akuzuar tani edhe për një ngjarje që është hetuar dhe ai ka deklaruar se nuk ka pasur gisht.

Sipas SKAI, Alket Rizai ka qenë në sektorin ku ndodhi vrasja e Antonis Papadatos me tre plumba. Një shtetas i huaj i dënuar me burgim të përjetshëm ka pranuar vrasjen, kurse gardianët kanë deklaruar se Alket Rizai nuk ka qenë i pranishëm.

"Çështja mbetet e hapur deri më sot, Kryedrejtori i burgut Domokos po mbahet në paraburgim sepse ishte i pranishëm dhe kundërshtoi veten, ndërsa dëshmitë e vendosin kriminelin famëkeq Alket Rizai në vendin e krimit, emri i të cilit është rikthyer në vëmendjen e publikut pasi u arratis nga burgu dhe ende nuk është gjetur, pas incidentit me të shtëna në një bar plazhi në Anavyssos", shkruajnë mediat greke.

Skenari i radhës është i qartë dhe ashtu siç Alket Rizai ka deklaruar vazhdimisht, sa herë që ai kërkon drejtësi për dënimet e njëpasnjëshme, shteti grek kujdeset që t'i shtojë edhe një akuzë tjetër, duke i rënduar dosjen penale.

Dyshimet janë që Alket Rizai të jetë informuar për këto lëvizje në prapaskenë të strukturave shtetërore greke dhe ndryshe nga 15 lejet e tjera të cilat i kishte zbatuar me përpikmëri, përgjatë viteve, javën e kaluar për herë të 16-të, vendosi të mos kthehej më në qeli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese