web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kritikat për manekinin e Çerçiz Topullit/ Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore

19 Shtator 2026, 12:04, Aktualitet CNA

Kritikat për manekinin e Çerçiz Topullit/ Jep dorëheqjen

Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Dorëheqja e tij vjen pas kritikave për manekinin e Çerçiz Topullit në Gjirokastër.

“Deklaratë dorëheqjeje!

Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj .

E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim , veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.

Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore , me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.

Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!

Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.

Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare, në çdo formë që do të më jepet mundësia.

Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë.

Mirënjohje! Florian Hysi”, shkruan Hysi./ CNA





Lajmet e fundit nga