Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tronditet Tirana! Burri vret me thikë gruan te Zogu i Zi

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Tirana! Burri vret me thikë gruan te Zogu i Zi
Foto ilustruese

Një grua raportohet se ka humbur jetën mesditën e kësaj të shtune në Tiranë, në zonën e njohur si Zogu i Zi. Ajo është qëlluar barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj, duke humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë së Tiranës janë njoftuar për krimin e rëndë që ka tronditur kryeqytetin dhe kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje. Në zonën e Zogut të Zi janë parë edhe shërbimet e urgjencës mjekësore.

Paraprakisht, bëhet me dije se bashkëshorti, autor i dyshuar i vrasjes, është larguar nga vendi i ngjarjes duke tentuar t'i fshihet Policisë.

Burimet bëjnë me dije se krimi i rëndë në familje ka ndodhur në prani të nipit të mitur. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gruaja ka humbur jetën nga plagët e rënda të shkaktuara nga goditjet e njëpasnjëshme me thikë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese