Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

EMRAT/ Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë– Nipi 14 vjeçar alarmoi policinë

EMRAT/ Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë– Nipi 14 vjeçar alarmoi policinë

12:15, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrethana familjare, ndërsa ende nuk ka të dhëna të tjera zyrtare për rrethanat apo motivin.

Krimi brenda familjes ka ndodhur në zonën pranë Zogut të Zi në Tiranë ku Hysni Patushi ka vrarë me thikë bashkëshorten Lumturia Patushi.

Ndërkohë  burimet shpjegojnë për gazetarin e syri tv, Fatjon Gjinaj se burri ka qene i dehur.

Mësohet gjithashtu se ngjarja është parë nga nipi i çiftit 14 vjeç, që ka alarmuar banorët dhe policinë.

Policia pritet të japë informacionet e para për ngjarjen dhe veprimet e ndërmarra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco