E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau gruan në sy të nipërve të mitur, reagon policia: 68-vjeçari u arratis pas ngjarjes

Ilustrim · Vizion Plus

Policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Tiranë, ku 68 vjeçari Hysni Patushi vrau me thikë bashkëshorten e tij Lumturie Patushi.

Sipas bluve, i moshuari u largua nga banesa pas krimit, ndërsa puna për lokalizimin dhe kapjen e tij po vijon.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 10:20 të mëngjesit.

“Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Në momentin e ngjarjes, prezent në banesë kanë qenë edhe niprit e mitur i çiftit dhe dhëndri i tyre. Ky i fundit është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje nga efektivët lidhur me rrethanat e ngjarjes. Dyshohet se burri në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e alkoolit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.