web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krimi në familje/ Policia: Ngjarja ndodhi pas një konflikti në banesë

19 Shtator 2026, 12:24, Kronika CNA

Krimi në familje/ Policia: Ngjarja ndodhi pas një konflikti në

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me krimin në familje të ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Tiranë, ku shtetasi H.P. ka vrarë me thikë bashkëshorten tij shtetasen L.P.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në banesë, ku 68-vjeçari ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, e cila ka humbur jetën.

“Rreth orës 10:20, në rrugën 'Panorama', dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga