Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat
Dalojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hysni Patushi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Dyshohet se prezent ka qenë dhe nipi 14-vjeçar.
Policia pritet të japë më shumë detaje për rrethanat e krimit dhe dinamikën e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Detaje të reja nga ngjarja në Tiranë, burri dyshohet se vrau bashkëshorten me thikë
Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan
Jep dorëheqejen kreu i Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, pas kritikave për mankininin e Çerçiz Topullit në muze
- 12:14 Detaje të reja nga ngjarja në Tiranë, burri dyshohet se vrau bashkëshorten me thikë
- 12:04 Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan
- 12:03 Jep dorëheqejen kreu i Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, pas kritikave për mankininin e Çerçiz Topullit në muze
- 11:56 Policia e Tiranës jep detaje nga plagosja: U qëllua ajër pas një konflikti çasti, autori në kërkim
- 11:43 Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një person i plagosur
- 11:38 Maran shpall listën e Kombëtares për Nations League, mungon Broja! Kush janë dy debutuesit e rinj