Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset
    Aktualitet

    Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset

    September 19, 2026

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me thikë nga bashkëshorti i saj.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Panorama”, në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas Policisë, pas një konflikti në banesë, Hysni Patushi, 69 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe.

    Gruaja u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar i çiftit.

    Pas krimit, bashkëshorti i viktimës është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

    Policia ka shoqëruar gjithashtu dhëndrin e autorit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 69-vjeçarit.

    Policia njoftoi: “Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

    Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivin e konfliktit.

    krim Tirane vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset

    September 19, 2026

    Broja dhe Bajrami jashtë Kombëtares, Maran zbulon listën me 29 lojtarë për Ligën e Kombeve

    September 19, 2026

    Pronat në Fier/ Prokuroria kërkon “arrest në burg” për ish-drejtorin e ASHK-së, zbardhen detajet e hetimit

    September 19, 2026

    Ura e Matit “mbyllet” për mjetet e rënda, ARRSH vendos barriera betoni

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.