Krim në familje/ I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici
Krimi brenda familjes, policia jep detajet: Autori në kërkim 19 Shtator, 12:23 EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në...
Krimi brenda familjes, policia jep detajet: Autori në kërkim 19 Shtator, 12:23 EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë 18 Shtator, 09:17 “Je...
Në një bashkëbisedim, Berisha tha se askush nuk duhet të kundërshtojë ndëshkimin e autorëve të krimeve konkrete, por ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është argumentuar përgjegjësia e ish-drejtuesve të UÇK-së.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimet e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke i cilësuar dënimet si një zhvillim të rëndë për shqiptarët. Në një bashkëbisedim, Berisha tha se askush nuk duhet të kundërshtojë ndëshkimin e autorëve të krimeve konkrete, por ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është argumentuar përgjegjësia e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Sipas Berishës, nga përmbledhja e vendimit të lexuar nga gjyqtari Charles Smith krijohet përshtypja se dënimet janë mbështetur në ekzistencën e linjave të komandimit. Berisha argumentoi se UÇK-ja ishte një lëvizje guerile dhe jo një ushtri e rregullt, ndërsa theksoi distancën që, sipas tij, ekzistonte mes drejtuesve politikë në Tiranë dhe zhvillimeve në terren.
"Natyrisht, java që lamë pas nuk ishte një javë e mirë për shqiptarët. Ish-udhëheqja politike e UÇK dhe Kosovës mori nga Gjykata e Dhomave të Specializuara verdikte ndër më të rëndat. Duhet të sqarohemi, asnjeri dhe askush nuk mund të jetë kundër dënimit të krimeve konkrete, vrasjeve konkrete, akteve të tjera. Dhe, në këtë kuadër, në çdo rrethanë drejtësia duhet të japë fjalën e saj. Por në këtë rast, duhet të jemi të hapur, nga ai lexim i vendimit të shkurtuar nga gjykatësi Çarls Smith, krijohet përshtypja se të akuzuarit u dënuan për linja komandimi dhe kjo natyrisht është absolutisht e paqëndrueshme në rast se ajo nuk është e faktuar me dokumente. Sepse është shumë e njohur, vërtet UÇK ishte një lëvizje e fuqishme guerile, por ajo nuk ishte një ushtri e rregullt siç e paraqiti në vendimin e tij. Përfaqësuesit e saj në Tiranë, z. Thaçi, z. Krasniqi kanë qenë pa dyshim figurat kryesore, por distanca me terrenin ishte shumë e madhe.
Ndaj, përveç kësaj, shqiptarët e kanë shumë të vështirë të imagjinojnë që arkitektët e Operacionit famëzi Patkoi, operacionit të spastrimit masiv etnik dhe të gjenocidit në Kosovë, të marrin dënime shumë më të lehta se sa çlirimtarët e Kosovës. Pra, edhe njëherë, ne kemi mbështetur dhe mbështesim ndëshkimin e autorëve konkretë dhe të krimeve konkrete. Por linjat e komandës dhe dënimi me linja komande nuk ka një bazë solide dhe mendoj se në këtë kuadër, problem shumë serioz përbën kuadri ligjor mbi të cilin ka vendosur ligjvënësi gjykatën. Meqë jemi tek gjykata, jashtë emocioneve, ngritja e Gjykatës së Kosovës, çdo shqiptar në Kosovë duhet ta dijë se ngritja e saj në Hagë është bërë për shkak të një detyrimi. Në qoftë se Serbia e ngriti në Beograd, Kroacia në Zagreb, kjo gjykatë e Kosovës u ngrit në Hagë për një motiv, për shkak të vrasjes së dëshmitarëve. Kjo është e vërteta. Dhe gjykata nuk mund të mos ngrihej.
Gjykata u ngrit edhe për një arsye të dytë, në mënyrë që tribunali për ish-Jugosllavinë të mos aplikohej më tutje në rastin e Kosovës. Pra, nuk është një akt i paprecedent, secili nga vendet... por problemi është se Kosova ishte e pushtuar, Kosova ishte viktimë e një agresioni barbar, e një pushtimi barbar. Nuk mund të akuzosh tjetrin se ka ngritur institucionin e zbulimit. Të akuzosh se ka marrë në pyetje. Po cila ushtri në luftë, cila lëvizje guerile në luftë nuk merr në pyetje? Pra, shumë elementë që dëgjuam nga vendimi i shkurtuar, vendimin e gjatë nuk e kam parë, ishin larg në vlerësimin tonë justifikimit të atyre dënimeve që dëgjuam. Duke shprehur këtë, shoh një diskutim intensiv për këtë problem tashmë që ka vetëm përgjigje juridike. Ky problem ka apelimin si rrugë të vetme.
Të gjitha përpjekjet e tjera, i garantoj qytetarët veçse sa ndërlikojnë tashmë jo vetëm ish-udhëheqësit politikë të Kosovës, por edhe vetë Kosovën. Ndaj dhe ajo që unë mendoj është e domosdoshme, një ekip mbrojtje sa më kompetent dhe i fuqishëm, ndonëse unë nuk kam asnjë fakt aktual të them se mbrojtja aktuale nuk ishte e fuqishme, por pasi të shqyrtohet vendimi përfundimtar i plotë, unë mendoj se apeli që duhet të ndiqet pa humbur kohë pasi vetë gjykata ka përcaktuar afate.
E përfundoj këtë, asgjë nuk mund të errësojë, nuk mund të zvogëlojë lavdinë e luftëtarëve të lirisë, e luftës çlirimtare të Kosovës, e cila është pa dyshim faqja më e ndritur e luftërave shqiptare për liri dhe dinjitet që nga koha e Skënderbeut.
Ajo luftë, në kombinim të plotë me ofensivën ajrore të NATO-s, të udhëhequr nga presidenti Bill Klinton, çliroi Kosovën nga pushtimi serb dhe në atë rrugë e sipër ajo u bë e pavarur. Ndaj dhe nuk duhet askush të mendojë se lufta çlirimtarë e luftëtarëve të lirisë mund të nxihet ose mund të damkoset. Aspak. Aspak," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka ndarë d...
Prokuroria e Fierit FIER- Një ish-drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, një përfitues pronash dhe nj...
TIRANË- Ligjvënësit europianë po kërkojnë një hetim ndaj kompanisë Meta, pas pezullimit masiv të llogarive që...
Christopher Hill TIRANË- Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-kr...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit Edi Rama, ...
HAGË- Gjatë arsyetimit për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vite burg, gjyqtari Charles L. Smith është ndalur edhe te r...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj është shtruar mesditën e sotme në një spital priv...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve tha se forcimi i lekut ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje rrjeteve të supermarketeve që të angazhohen në nj&eu...
Edi Rama SPANJA- Skandali i AKSHI-t vijon të tërheq vëmendjen e mediave të huja, nisur nga ngjarjet e fundit të cilat lidhen ...