112 ditë protesta kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Bulevard, kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
• Krim në familje në Tiranë. • Një grua me emrin Lumturie Patushi është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj Hysni Patushi në Tiranë. • Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. • Dyshohet se pas një konflikti në banesë 68-vjeçari ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij 58 vjeçe. • Gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve. • Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar dhe dhëndëri i tyre, i cili është shoqëruar në Polici. • Pas krimit, Patushi është larguar nga vendngjarja për disa orë dhe më pas është arrestuar nga policia. • Para autoriteteve, Patushi ka rrëfyer se kishin konflikte me bashkëshorten herë pas here, pasi ajo qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre. • Sipas dëshmisë së tij, Patushi i kishte kërkuar gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. • Ai thotë se paraditen e sotme, e kishte marrë në telefon dhe gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u dhe ku 68-vjeçari ka shkuar te shtëpia e vajzës e ka gjetur aty. • Patushi thotë me tej se në debat e sipër e ka goditur me thikë në zemër.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- 68-vjeçari, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Para autoriteteve, Hysni Patushi ka rrëfyer se kishin konflikte me bashkëshorten herë pas here, pasi ajo qëndronte te shtëpia e vajzës dhe jo në banesën e tyre.
Sipas dëshmisë së tij, Patushi i kishte kërkuar gruas të shkonte në shtëpinë e tyre, por ajo nuk pranonte. Ai thotë se paraditen e sotme, e kishte marrë në telefon dhe gruaja i ka thënë se ndodhej te TEG-u dhe ku 68-vjeçari ka shkuar te shtëpia e vajzës e ka gjetur aty. Patushi thotë me tej se në debat e sipër e ka goditur me thikë në zemër.
“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë dëshmuar ai në polici.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Pas goditjes me thikë, gruaja është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën si pasojë e plagëve. Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar dhe dhëndëri i tyre, i cili është shoqëruar në Polici. Pas krimit, Patushi është larguar nga vendngjarja për disa orë dhe më pas është arrestuar nga policia./Dosja.al
TIRANË- Hysni Patushi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, brenda banesës së tyre në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:20, pasi policia është njoftuar për një plagosje me mjet prerës brenda familjes.
Në banesë mbërriti menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore, por konstatoi se Lumturie Patushi kishte ndërruar jetë. Sipas të dhënave paraprake, 58-vjeçarja kishte marrë një plagë të thellë në pjesën e djathtë të kraharorit. Pas ngjarjes, Hysni Patushi u largua nga banesa, ndërsa më vonë u dorëzua në polici./Dosja.al

TIRANË- Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur probleme edhe më herët.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Vrau me mjet prerës bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin dy të mitur dhe dhëndri i çiftit, i cili jetonte në të njëjtën banesë. Ata janë marrë në pyetje nga policia për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit. Lumturie Patushi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra./Dosja.al
TIRANË- Policia ka dhënë detaje të reja për krimin e rëndë të ndodhur në rrugën “Panorama” në Tiranë, ku një 68-vjeçar dyshohet se ka vrarë me mjet prerës bashkëshorten e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20, pas një konflikti në banesë.
Hysni Patushi, 68 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve ka humbur jetën. Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën. Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin në familje në Tiranë. Mësohet se Hysni Patushi dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në një kompleks banimi në zonën e Zogut të Zi në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë ndodhej edhe nipi 14-vjeçar. Lumturie Patushi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe dhëndrin e autorit.
Pas ngjarjes, Hysni Patushi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivit të krimit./Dosja.al
TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ngjarja ka ndodhur në një kompleks pranë zonës së Harry Fultz. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Forcat e policisë po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./Dosja.al