AKTUALITET /

Manekin "tallës" për Çerçiz Topullin? Dorëhiqet kreu i Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore: Ishte gabim

Duke mos e përmendur rastin e manekinit, Hysi tha se kishte bërë një gabim që tanimë ishte korrigjuar.

Shkruar nga Versus

Manekin "tallës" për Çerçiz Topullin?

Çerçiz Topulli, njëri prej liderëve më të shquar të rezistencës shqiptare ndaj pushtuesve, u paraqit me një manekin “të çuditshëm” në muzeun e Kalasë së Gjirokastrës.

Shumë prej qytetarëve e kanë komentuar këtë si tallje me Heroin e Popullit duke e denigruar figurën e tij. Pas reagimeve të shumta që shkaktoi manekini i Çerçiz Topullit, Florian Hysi njoftoi dorëheqjen e tij nga pozicioni i kreut të Agjencisë të Trashëgimisë Kulturore.

Manekin "tallës" për Çerçiz Topullin?

Duke mos e përmendur rastin e manekinit, Hysi shkruan se gabimi që ishte bërë, ishte korrigjuar tanimë dhe shtoi se dorëheqja është akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin.

Postimi i plotë:

Deklaratë dorëheqjeje !

Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.

E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim, veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë  përsipër.

Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër , për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore , me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.

Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj . Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin! Mbetem mirënjohës për punën e bërë , për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.

Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia.

Ne u përpoqëm , atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë. Mirënjohje! Versus.al

Poll