Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Pamjet nga vendngjarja - Krimi në familje në Tiranë/ Qëlloi me thikë gruan shpallet në kërkim autori

12:33, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Hysni Patushi, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Në kuadër të operacionit për kapjen e tij, janë ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Dyshohet se prezent ka qenë dhe nipi 14-vjeçar.

Policia pritet të japë më shumë detaje për rrethanat e krimit dhe dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco