web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Inter-i te Kombëtarja shqiptare, kush është mbrojtësi që u afrua si risi nga Maran

19 Shtator 2026, 12:44, Sport CNA

Nga Inter-i te Kombëtarja shqiptare, kush është mbrojtësi

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën prej 29 lojtarësh për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.

Mes emrave të rinj të grumbulluar nga tekniku kuqezi spikat talenti 19-vjeçar, Samuele Sina. Mbrojtësi shtatlartë ka nisur hapat e parë të zhvillimit në akademinë e njohur të Inter-

it.

Më pas ai vazhdoi karrierën në Itali me ekipe si Franciacorta Giovanili, Feralpisalo dhe Ospitaletto. Aktualisht Sina mbron ngjyrat e skuadrës Union Brescia në kampionatin e Serie C. Gjatë këtij sezoni, ai ka zhvilluar 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke shënuar edhe 2 gola.

Trajneri Maran e vlerësoi mbrojtësin duke theksuar se ai po luan si protagonist në një kampionat të vështirë. Tekniku shtoi se mbetet për t'u parë nëse Sina do të qëndrojë me ekipin e parë apo do të kalojë te Shqipëria U-21.





Lajmet e fundit nga