web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizjet në qeveri/ Berisha: Hiçollari nuk kishte peshë, Ervin Demo i gatuar me bandat

19 Shtator 2026, 12:51, Politikë CNA

Lëvizjet në qeveri/ Berisha: Hiçollari nuk kishte peshë,

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar lëvizjet e qeverisë në Ministrinë e Brendshme.

Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra Besfort Lamallarin për shkak se ky i fundit nuk kishte asnjë peshë.

Ndërsa për emërimin e Ervin Demos në krye të Ministrisë së Brendshme, Berisha tha se është i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë dhe është mik me kreun e SPAK-ut.

“Në parlament i thashë se ky është Hiçollari. Ai ishte Hiçollari në një kuptim që s'i shkonte mendja. Nuk kishte asnjë peshë, e vuri figurant, aty peshë ke vetëm po të jesh i lidhur me krimin. Nuk ishte pozitiv, por nuk di të kishte lëvizje me krimin. Ervin Demo, i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, ndaj erdhi aty. Nuk e di a e lexuat aty, ky është mik me kreun e SPAK-ut”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga