
Pas protestave dhe thirrjeve të shumta të shqiptarëve për mbylljen e Gjykatës Speciale në Hagë, ka ardhur edhe përgjigjia nga vetë institucioni. Zyra e Prokuororit Special bën me dije se mandate nuk përfundon me kërkesa apo deklarata politike, por vijon sipas procedurave të përcaktuara në kuadrin ligjor të Gjykatës Speciale.
Në përgjigjien për REL thuhet se mandate do të vazhdojë derisa të përfundojnë hetimet dhe çdo procedurë që buron prej tyre. Pra, përfundimi i mandatit lidhet me mbylljen e proceseve përkatëse dhe jo me kërkesat për shpërbërjen e institucionit.
Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pasi hetimet dhe procedurat të kenë përfunduar, është Këshilli i Bashkimit Evropian ai që njofton zyrtarisht institucionet e Kosovës. “Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, thuhet në përgjigjen e saj. Versus.al

