Vrau gruan me thikë në Tiranë, kapet autori pas disa orë kërkimesh në Kamëz
19 Shtator 2026 |
13:00
Kapet në Kamëz Hysni Patushi, 68 vjeç, i dyshuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:20 në rrugën “Panorama” në Tiranë, pas një konflikti në banesë. Sipas policisë, 68-vjeçari dyshohet se e ka goditur bashkëshorten me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen.
Pas largimit nga vendngjarja, Patushi u shpall në kërkim dhe policia ngriti pika kontrolli për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se ai është lokalizuar dhe kapur në Kamëz.
Në momentin e ngjarjes dyshohet se në banesë ka qenë edhe nipi 14-vjeçar i çiftit.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të konfliktit që çoi në ngjarjen e rëndë.
Lajme të Sugjeruara
Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur...
Maran shpall listën e Kombëtares për Nations League, mungon Broja! Kush janë dy debutuesit e rinj
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për katër ndeshjet e para të UEFA Nations League, ku Shqipëria...
Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
Shqipëria do të bëhet vendi i 73-të nënshkrues i Marrëveshjeve Artemis, një nismë ndërkombëtare e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti Amerikan i Shtetit për bashkëpunimin...
- 12:57 Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
- 12:52 SHBA miraton paketën ushtarake prej 2.68 miliardë dollarësh për Ukrainën
- 12:44 Pakti me SHBA-në, Danimarka: Groenlanda nuk heq dorë nga sovraniteti i saj pas marrëveshjes
- 12:34 Putin pas deklaratave të liderëve të BE-së: Rusia nuk ka qëllime agresive, gati për të rivendosur marrëdhëniet
- 12:24 Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat
- 12:14 Detaje të reja nga ngjarja në Tiranë, burri dyshohet se vrau bashkëshorten me thikë