Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrau bashkëshorten me thikë, arrestohet në Kamëz pas dy orësh Hysni Patushi

Shkruar nga Newsbomb
Vrau bashkëshorten me thikë, arrestohet në Kamëz pas dy
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar pas rreth dy orësh në Kamëz 68-vjeçarin Hysni Patushi, i cili dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, 58 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:20, në rrugën “Panorama”, pasi dyshohet se konflikti mes çiftit ka nisur brenda banesës së tyre. 58-vjeçarja është qëlluar barbarisht me thikë nga bashkëshorti i saj, duke humbur jetën në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 68-vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.Por ajo që e bënë ngjarjen edhe më të rëndë është se dyshohet se krimi ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit," njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese