Një hetim i Grizzly Reasearch që gjeti se Raiffeisen Bank ka ndihmuar Rusinë në shmangien e saksioneve, tronditi aksionet e huadhënësit në bursë. Ndonëse Raiffeisen i mohoi kategorigisht akuzat e raportit të Grizzlyt, kjo nuk ka mjaftuar për të qetësuar tregjet.
Aksionet e bankës austriake ranë me 9 për qind të enjten, menjëherë pas publikimit të raportit, duke u tregtuar me 60.95 euro, nga 64.85 euro që kuotoheshin një ditë më parë. Te premten aksionet e Raiffeisen Bank rekuperuan lehtësisht duke u shitur me 61.55 euro për aksion.

Një hetim nga Grizzly Research zbuloi se Raiffeisen shërbeu si kanal kyç për anashkalimin e sanksioneve në tregtinë ruse me vlerë mbi 1 miliard dollarë, që përfshinte mallra të mbuluara nga kufizimet e importit dhe eksportit të BE-së, SHBA-së, MB-së ose Zvicrës, të cilat ishin në fuqi në atë kohë.
“Regjistrimet doganore mbajnë kodin e regjistrimit të kontratës /3292/ të AO Raiffeisenbank, duke i lidhur kontratat e tregtisë së regjistruar me bankën. Kjo përfshin 106.75 milionë dollarë mallra të llojeve që përdoren në armatimet më të fuqishme të Rusisë”- theksoi raporti hetimor.
Ngarkesat përfshijnë dylbi pushkësh, komponentë të përdorur në tanket luftarake ruse dhe makineri-vegla të llojit që përdoret për ndërtimin e kokave bërthamore dhe raketave balistike.
“Hetimi ynë i fshehtë testoi përgjigjen e Raiffeisen bank ndaj referencave të qarta për klientët ushtarakë rusë, mbledhjen e fondeve për dronë dhe Iranin. Një menaxher ra dakord me marrëveshjen e propozuar të tregtisë me Iranin, duke anashkaluar kontrollet e eksportit të SHBA-së. Disa të tjerë thanë se një fond që blinte dronë për luftën mund të hapte një llogari”- tha Grizzly.
LEXO EDHE:
Raporti tronditës/ Raiffeisen, banka që po financon makinerinë e luftës së Putinit












