Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Mësohet se, gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, znj. Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.
Në Nju Jork, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.
Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Kryeministri Rama do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat
Detaje të reja nga ngjarja në Tiranë, burri dyshohet se vrau bashkëshorten me thikë
Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan
- 13:04 Trump nënshkruan ligjin për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, synohet goditja e ekonomisë dhe “flota në hije”
- 13:00 Vrau gruan me thikë në Tiranë, kapet autori pas disa orë kërkimesh në Kamëz
- 12:57 Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
- 12:52 SHBA miraton paketën ushtarake prej 2.68 miliardë dollarësh për Ukrainën
- 12:44 Pakti me SHBA-në, Danimarka: Groenlanda nuk heq dorë nga sovraniteti i saj pas marrëveshjes
- 12:34 Putin pas deklaratave të liderëve të BE-së: Rusia nuk ka qëllime agresive, gati për të rivendosur marrëdhëniet