Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    90 ditë naftë rezervë, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë më shtrenjtë

    Jasir Asani shpërthen pas lënies jashtë Kombëtares: Historia nuk harrohet kurrë

    Pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit, drejtuesi i Agjencisë dorëhiqet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » 90 ditë naftë rezervë, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë më shtrenjtë
    Aktualitet

    90 ditë naftë rezervë, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë më shtrenjtë

    September 19, 2026

    Shqipëria po përgatitet të krijojë një rezervë shtetërore nafte që do të përdoret në rast krizash, ndërprerjesh të importeve apo situatash që mund të sjellin probleme me furnizimin dhe rritje të çmimeve të karburanteve.

    Projektligji i ri parashikon që rezervat e sigurisë të kalojnë nën përgjegjësinë e shtetit, ndërsa aktualisht ato mbahen nga operatorët në depot e tyre magazinuese.

    “Rezervat e sigurisë dhe ato specifike duhet të jenë, në çdo kohë, fizikisht të disponueshme, të aksesueshme dhe kontrollueshme, për qëllimet e këtij ligji”, thuhet në nenin 5 të projektligjit.

    Për administrimin e tyre do të krijohet Autoriteti për Rezervën e Sigurisë, një ent publik që do të ketë përgjegjësinë për krijimin dhe menaxhimin e rezervave. Sipas projektligjit, rezerva duhet të jetë e barabartë me 90 ditë importe neto ose të paktën 61 ditë të konsumit mesatar ditor të vendit.

    Rezervat do të sigurohen nga operatorët privatë, të cilët do të mbajnë përgjegjësi edhe për cilësinë e produkteve. Në të njëjtën kohë, një operator privat mund të bëhet edhe mbajtës i rezervës shtetërore, nëse lidh marrëveshje me Autoritetin përkatës.

    Tarifa e re për operatorët

    Krijimi dhe mbajtja e rezervës shtetërore do të financohet edhe përmes një tarife të re që do të paguhet nga operatorët ekonomikë.

    Projektligji parashikon që Këshilli i Ministrave të miratojë “shumën e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë/litër ose lekë/kg, për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure, për mbulimin e kostos së mbajtjes së rezervës nga Autoriteti”.

    Financimi mund të sigurohet gjithashtu përmes kredive, të ardhurave nga shitja e rezervave dhe fondeve të buxhetit të shtetit.

    Ekspertët kanë shprehur kritika për vendosjen e një tarife të re, duke argumentuar se operatorët mund ta reflektojnë këtë kosto në çmimin final të karburanteve për konsumatorët.

    Gjoba deri në 10 milionë lekë dhe pezullim aktiviteti

    Projektligji parashikon edhe masa ndëshkuese për operatorët që nuk përmbushin detyrimet.

    Sipas nenit 18, përdorimi i paautorizuar i rezervave të detyrueshme dënohet me gjobë 2 milionë lekë.

    Gjoba mund të arrijë në 10 milionë lekë në rastet kur rezerva nuk plotëson cilësinë dhe standardet e kërkuara, kur operatori nuk lejon aksesin në magazinat depozituese apo kur nuk paguan tarifën përkatëse.

    Në rast përsëritjeje të shkeljes, përveç gjobës mund të vendoset edhe ndalimi i përkohshëm i veprimtarisë për depozitimin e rezervave, deri në një vit.

    Projektligji pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare.

    nafte operator operatore rezerva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    90 ditë naftë rezervë, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë më shtrenjtë

    September 19, 2026

    Jasir Asani shpërthen pas lënies jashtë Kombëtares: Historia nuk harrohet kurrë

    September 19, 2026

    Pas reagimeve për manekinin e Çerçiz Topullit, drejtuesi i Agjencisë dorëhiqet

    September 19, 2026

    Krim në familje në Tiranë, burri godet me thikë bashkëshorten dhe arratiset

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.