Jep dorëheqjen kreu i Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, pas kritikave për manekinin e Çerçiz Topullit në muze
Florian Hysi nuk do të jetë më në krye të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër. Ai ka vendosur të largohet nga detyra, pas reagimit të krijuar rreth mënyrës së prezantimit të veshjeve të heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Muzeun e Kalasë.
Hysi ia ka dorëzuar dorëheqjen kryebashkiakut Flamur Golemi, duke marrë përsipër përgjegjësinë për mënyrën se si ishte realizuar ekspozimi.
Shkak për reagimet u bë manekini i përdorur për të paraqitur veshjet e Çerçiz Topullit, veçanërisht portreti i vendosur në të, i cili u konsiderua i papërshtatshëm për një figurë të rëndësishme të historisë shqiptare.
Pas reagimeve, portreti është hequr dhe veshjet e heroit janë vendosur në një manekin pa fytyrë.
Në deklaratën për largimin nga detyra, Hysi thotë se vendimi është marrë për shkak të përgjegjësisë që, sipas tij, duhet të mbajë çdo drejtues për vendimet dhe gabimet e mundshme gjatë ushtrimit të funksionit.
“Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shprehet Hysi.
Ai falënderon Bashkinë e Gjirokastrës, kolegët dhe punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, ndërsa thekson se gjatë periudhës në detyrë janë realizuar një sërë punësh në fushën e muzeve dhe trashëgimisë.
“Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin”, shkruan ai.
Në fund të deklaratës, Hysi shprehet se do të vijojë të mbështesë Gjirokastrën dhe trashëgiminë e saj kulturore, ndërsa e mbyll me mesazhin:
“Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë”.
Florian Hysi e ka firmosur deklaratën e dorëheqjes më 19 gusht 2026.
U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat
- 13:30 Sulmet ruse vrasin 11 persona dhe plagosin dhjetëra të tjerë gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë
- 13:19 U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
- 13:08 Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 13:04 Trump nënshkruan ligjin për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, synohet goditja e ekonomisë dhe “flota në hije”
- 13:00 Vrau gruan me thikë në Tiranë, kapet autori pas disa orë kërkimesh në Kamëz
- 12:57 Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani