Dy dronë të paidentifikuar shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë, alarm në Kishinau
Policia Kufitare e Moldavisë njoftoi të shtunën se patrullat kishin raportuar disa dronë të paidentifikuar që fluturuan në hapësirën ajrore të vendit herët në mëngjes.
Policia tha në Telegram se dy dronë fluturuan në hapësirën ajrore moldave përgjatë trajektores Olanesti-Cistovodnoe, pranë kufirit moldavo-ukrainas.
Gjatë së njëjtës periudhë, një tjetër dronë u vu re mbi fshatin juglindor Caplani, duke fluturuar nga drejtimi i Crocmaz-it, përpara se të largohej nga hapësira ajrore e Moldavisë përgjatë trajektores Caplani-Crutoiarovca, në drejtim të Ukrainës, tha policia.
Pas kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet kufitare moldave dhe ukrainase, në territorin e Moldavisë nuk u gjetën mbetje apo shenja shpërthimi, njoftoi Policia Kufitare.
Autoritetet ukrainase raportuan më vonë se në territorin e Ukrainës ishte gjetur një vend shpërthimi dhe mbetje të paidentifikuara, rreth 1.2 kilometra nga kufiri shtetëror, shtoi Policia Kufitare.
Të premten në mëngjes, mbetje të dyshuara të një droni u gjetën në një fushë pranë fshatit Colonita, në komunën e Chișinăut, pasi banorët raportuan një shpërthim të fortë.
Ministria e Jashtme të shtunën dënoi ashpër incidentin, duke theksuar se “çdo hyrje e paautorizuar në hapësirën ajrore të Republikës së Moldavisë është e papranueshme dhe përbën një shkelje të rëndë të sovranitetit të vendit tonë”.
Ministria tha se incidenti ishte një tjetër pasojë serioze e luftës Rusi-Ukrainë, e cila, sipas saj, vazhdon të kërcënojë sigurinë e Moldavisë dhe qytetarëve të saj.
“Pasojat e sulmeve ruse ndaj Ukrainës nuk ndalen në kufijtë e saj”, thuhet në deklaratë.
I akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
Sulmet ruse vrasin 11 persona dhe plagosin dhjetëra të tjerë gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë
Trump nënshkruan ligjin për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, synohet goditja e ekonomisë dhe “flota në hije”
- 13:43 I akuzuar për spiunazh në favor të Izraelit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 13:30 Sulmet ruse vrasin 11 persona dhe plagosin dhjetëra të tjerë gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë
- 13:19 U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori
- 13:08 Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 13:04 Trump nënshkruan ligjin për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë, synohet goditja e ekonomisë dhe “flota në hije”
- 13:00 Vrau gruan me thikë në Tiranë, kapet autori pas disa orë kërkimesh në Kamëz