web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

19 Shtator 2026, 13:57, Sport CNA

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë shkarkon trajnerin

Oriku ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra trajnerin Sherif Idrizaj. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi bregdetar pas humbjes së thellë 0-4 përballë Besës. Rezultati negativ në ndeshjen e fundit solli edhe përfundimin e menjëhershëm të bashkëpunimit mes palëve.

Përmes një komunikate zyrtare, kryesuesit e Orikut falënderuan teknikun Idrizaj për punën dhe përkushtimin e tij. Klubi i uroi trajnerit të larguar suksese të mëtejshme në hapat e ardhshëm të karrierës profesionale. Drejtimi teknik i skuadrës i është besuar përkohësisht zëvendëstrajnerit Taulant Kuqi.

Njoftimi i Orikut:

“Klubi i Futbollit Oriku njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Sherif Idrizaj. Ky vendim vjen pas ecurisë negative në ndeshjet e fundit dhe humbjes së rëndë në përballjen ndaj FK Besa.

?KF Oriku shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të sinqerta ndaj profesor Idrizaj për punën, përkushtimin dhe sukseset e arritura gjatë kohës që drejtoi pankinën tonë. Klubi i uron atij sa më shumë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës profesionale.

?Gjithashtu, bëjmë me dije se drejtimi teknik i ekipit i kalon përkohësisht zëvendës trajnerit Taulant Kuqi, deri në emërimin e trajnerit të ri në ditët në vijim”.





Lajmet e fundit nga