Kreshnik Bajraktari, drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duket se është në gjumë letargjik.
Në një video të publikuar në rrjete sociale nga një qytetar, shihet një makinë e cila ka mbuluar të gjithë rrugën me tym të zi në Unazën e Madhe duke helmuar kështu me gazra qytetarët e Tiranës.
Siç duket, edhe pse makina nuk është e mirëmbajtur dhe shkakton një ndotje të madhe në mjedis, e ka kaluar Kolaudimin. Mesa duket me ndonjë 50-she nën dorë…!
Nuk dihet nëse Bajraktari ka dijeni që institucioni i tij nuk po e kryen detyrën siç duhet, apo thjesht bën një sy qorr e një vesh shurdh sepse ashtu i shkon për shtati edhe interesave të tij… ose xhepave!
@lajmeshqiptare1 Tirana 2026 cilësi garanci #flypシ #tiktok #albania #lajmeshqiptare1 #keshtuedoni ♬ Scorch Ring – Pigeon Tracks













