Ditën e sotme, trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Kombëtares në Nations League. Në këtë listë mungonte edhe sulmuesi, Jasir Asani.
Pikërisht ky i fundit nuk e ka “kapërdirë” dot mosthirrjen nga Kombëtarja shqiptare, duke reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më...”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me disa “emoji” të qeshurash.

Lini një Përgjigje