POLITIKË /

Rama udhëton sot drejt SHBA, merr pjesë në mbledhjen e Asamblesë së OKB

Shkruar nga Versus

Rama udhëton sot drejt SHBA, merr pjesë në mbledhjen e

Kryeministri Edi Rama niset sot drejt SHBA-ve ku do të zhvillojë vizitë disa ditore në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që zhvillohet nga data 22 deri më 28 shtator. 

Gjatë vizitës, Kryeministri do të shoqërohet nga bashkëshortja, znj. Linda Rama, dhe delegacioni zyrtar shqiptar.

Në Nju Jork, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe do t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Agjenda parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Kryeministrit në pritje zyrtare, aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë, organizatave ndërkombëtare si dhe me shqiptarë të diasporës. Versus.al

 

Poll