Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama drejt Nju Jorkut, sytë te fjalimi në OKB pas vendimit për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK-së

    U dënuan me 81 vite burg, Veliaj kërkon që 4 ish-krerët e UÇK-së të bëhen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

    90 ditë naftë rezervë, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë më shtrenjtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » U dënuan me 81 vite burg, Veliaj kërkon që 4 ish-krerët e UÇK-së të bëhen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
    Aktualitet

    U dënuan me 81 vite burg, Veliaj kërkon që 4 ish-krerët e UÇK-së të bëhen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

    September 19, 2026

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka propozuar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

    Propozimi vjen pak ditë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila më 16 shtator i shpalli fajtorë të katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte dhe i dënoi me një total prej 81 vitesh burgim. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite dhe Selimi me 13 vite.

    Në një mesazh të publikuar nga izolimi, Veliaj tha se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak të Tiranës marrjen e këtij vendimi, ndërsa u bëri thirrje edhe bashkive të tjera shqiptare të ndërmarrin të njëjtën nismë.

    “Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë,

    të dashur qytetarë të Tiranës,

    të dashur shqiptarë kudo që jeni,

    Po bëj 19 muaj në izolim. Nëntëmbëdhjetë muaj pa mundësinë reale për të ushtruar mandatinkushtetues që më kanë besuar qytetarët e Tiranës me një rekord historik votash.

    Vetëm pak ditë më parë u mor një tjetër vendim gjyqësor që ishte nje grusht institucional ndaj demokracise vendore. Natyrshëm, mund të prisnit që sot t’ju flisja për këtë.

    Por ka momente në jetën e një njeriu kur drama e tij personale bëhet e vogël, përpara një çështjeje kombëtare.

    Vendimi i dhënë në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit më ka tronditur thellë. Sigurisht procesi juridik ka rrugën e vet dhe drejtësia duhet të ndjekë deri në fund procedurat dhe standardet e saj. Por ne shqiptarët kemi edhe përgjegjësinë për të kujtuar.

    Për të kujtuar si liria e Kosovës erdhi pas dekadash represioni, dhimbjeje dhe rezistence, pas familjesh të dëbuara nga shtëpitë e tyre, jetësh të humbura dhe sakrificash të jashtëzakonshme, pas vendimit të një populli për të mos pranuar më që fati i tij të përcaktohej nga të tjerët. Në atë histori, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vendin e saj të lavdishëm, sikurse ushtarët e saj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Veliaj vijon duke thënë se katër ish-krerët e UÇK-së janë pjesë e një prej periudhave më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

    “Ata janë katër burra që historia i vendosi në një prej kapitujve më të vështirë dhe më vendimtarë të Kosovës. Kam jetuar dhe punuar në Kosovë, e njoh nga afër Hashimin …

    Ndaj sot dua që Tirana të flasë. Tirana nuk është vetëm kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë, por kryeqendra e shqiptarisë. Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, do t’i propozoj Këshillit Bashkiak që: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen Qytetarë Nderi të Tiranës.”

    Në mesazhin e tij, Veliaj thekson se nisma nuk synon të zëvendësojë procesin gjyqësor.

    “Sigurisht jo për ta zëvendësuar drejtësinë me politikën. Jo për t’i treguar një gjykate se çfarë duhet të vendosë. Por për të ushtruar të drejtën e qytetit tonë për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e vet për kontributin e tyre historik në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.

    Tirana fatkeqësisht nuk mund t’ua japë dot lirinë. Por Tirana duhet t’i nderojë ata.”

    Veliaj u ka bërë thirrje edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare që të ndjekin të njëjtën nismë.

    “E nga Tirana dua t’u drejtohem edhe kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të qyteteve të tjera shqiptare, të nderojnë si Tirana. Pasi këta katër burra nuk janë pjesë vetëm e historisë së një qyteti. Ata janë pjesë e historisë së Kosovës dhe përmes saj, e historisë sonë shqiptare. Le t’u tregojmë familjeve të tyre se nuk janë vetëm. Le t’u tregojmë shqiptarëve të Kosovës se Shqipëria nuk e harron Kosovën. Le t’u tregojmë brezave që vijnë se një shoqëri mund të respektojë drejtësinë dhe njëkohësisht, të ruajë kujtesën e vet historike.”

    Në fund të mesazhit, Veliaj thotë se procesi gjyqësor do të vijojë, ndërsa kujtesa historike, sipas tij, duhet të ruhet.

    “Prandaj sot, nga vendi ku ndodhem, dua t’u them Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit: Procesi juaj juridik do të vazhdojë. Drejtësia do të ndjekë rrugën e saj. Por edhe kujtesa jonë do të ndjekë të vetën. Nuk do ta harrojmë Kosovën e represionit dhe të dëbimeve. Nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetën. Nuk do t’i harrojmë familjet që sakrifikuan gjithçka dhe nuk do ta harrojmë kontributin e atyre që morën përgjegjësi në luftë dhe më pas në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Unë mund të jem sot pas një dere të mbyllur, por pikërisht këtu kam kuptuar edhe më mirë diçka shumë të thjeshtë: liria është një nga ato fjalë, peshën e plotë të së cilës e kupton edhe më fort kur të mungon. Ndoshta prandaj sot e ndiej Kosovën edhe më afër. Sepse historia e saj na kujton se liria nuk bëhet e përjetshme vetëm sepse është fituar një herë. Ajo ruhet. Mbrohet. Kujtohet. Nderohet.

    Për ata që nuk arritën ta shihnin ditën e saj. Për familjet që paguan çmimin e saj. Për të gjithë ata që luftuan dhe punuan për të. Për Kosovën. Për lirinë. Për kujtesën tonë kombëtare. Ata duhet dhe do jenë nderi i kryeqytetit tonë, Tiranës.”

    Erion Veliaj hage qytetare nderi Uck
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama drejt Nju Jorkut, sytë te fjalimi në OKB pas vendimit për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK-së

    September 19, 2026

    U dënuan me 81 vite burg, Veliaj kërkon që 4 ish-krerët e UÇK-së të bëhen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

    September 19, 2026

    90 ditë naftë rezervë, shqiptarët rrezikojnë të paguajnë më shtrenjtë

    September 19, 2026

    Jasir Asani shpërthen pas lënies jashtë Kombëtares: Historia nuk harrohet kurrë

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.