Shpërndanin lëndë narkotike të ndara në doza në qytetin e Laçit, arrestohen dy persona

19 Shtator 2026 | 14:37

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Lezhës, pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike në doza në qyetitn e Laçit.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë Gabriel Malasi, 28 vjeç, dhe Skerdi Kaloçi, 19 vjeç, të cilët u kapën në lagjen nr. 6, Laç, ku, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 80 doza, të gatshme për shitje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Destinacioni”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se ushtronin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar këta shtetas në lagjen nr. 6, Laç, ku, gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 80 doza, të gatshme për shitje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas siguronin lëndën narkotike kokainë dhe më pas e ndanin në doza, me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 32-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 32-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunën nga policia e Korçës, pasi u kap në flagrancë duke u dhënë ndihmë disa emigrantëve për...
13:19 | 19/09/2026

Kryeministri Rama vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme...
13:08 | 19/09/2026

Vrau gruan me thikë në sy të nipit, autori arratiset nga ngjarja! Dalin emrat

Dalojnë detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar në Tiranë, ku gruaja Lumturie Patushi dyshohet se është vrarë me thikë nga bashkëshorti i...
12:24 | 19/09/2026