• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kadastra e zhytur në korrupsioni, Lorena Goxhobelli nuk largohet

Hetimet për tjetërsimin dhe mbivendosjen e pronave kanë nxjerrë në pah ekspozimin e lartë të Kadastrës ndaj korrupsionit, një problem që ekspertët e lidhin me ligjet kontradiktore, pasigurinë e titujve dhe mungesën e reformave reale për kontrollin dhe llogaridhënien.

14:41 : 19/09/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Dy ish-drejtorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier u vunë të enjten nën akuzë për regjistrimin e 1143 hektarëve tokë në zonat kadastrale të Semanit të Ri dhe Sheq Marinas, duke përdorur, sipas Prokurorisë së Fierit, vendime të falsifikuara për kthimin e pronave.

Hetimi lidhet me regjistrimin e më shumë se 76 pasurive dhe sekuestrimin e tyre, ndërsa ndaj të proceduarve janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

 

Prokuroria thotë se verifikimi i dokumenteve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronës do të kishte zbuluar falsifikimin e titujve, ndërsa në një prej rasteve është ndryshuar edhe zëri kadastral i tokës pa aktin administrativ të kërkuar nga ligji.

Lexo edhe:

Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e dokumentarit austriak

Kamasutra Politike Shqiptare

Rasti më i fundit i shtohet një serie hetimesh që vetëm gjatë pesë viteve të fundit kanë prekur drejtues dhe ish-drejtues të Kadastrës në Vlorë, Sarandë, Durrës, Gjirokastër, Tiranë dhe Dibër, si dhe dhjetëra punonjës të Kadastrës në të gjithë vendin.

Akuzat ndaj tyre lidhen me tjetërsimin ose regjistrimin e paligjshëm të pronave, falsifikimin e dokumenteve dhe shpërdorimin e detyrës, ndërsa hetimet kanë përfshirë edhe specialistë, juristë, ndërmjetës dhe persona të dyshuar si përfitues.

Problematikat që lidhen me një vendim kadastral mund të krijojnë vlera të konsiderueshme ekonomike, ndërsa trashëgimia e dokumenteve, hartave dhe titujve të pronësisë mbetet e ndërlikuar dhe me boshllëqe në verifikim.

Komisioni Europian dhe organizata të tjera ndërkombëtare e klasifikojnë Kadastrën si një prej institucioneve me risk të lartë të korrupsionit dhe problematikën me regjistrimin e pronave si një sektor që kërkon ndërhyrje urgjente përmes planeve të integritetit, vlerësimeve të rrezikut dhe digjitalizimit.

Për ekspertët e politikave publike, ekspozimi i Kadastrës ndaj korrupsionit lidhet njëkohësisht me vlerën e lartë ekonomike të vendimeve mbi pronën, kompleksitetin dhe pasigurinë e dokumentacionit, si dhe me boshllëqet në kuadrin ligjor dhe mungesën e reformave reale për forcimin e kontrollit dhe llogaridhënies institucionale.

“Ky ekspozim vjen sepse një vendim kadastral mund të krijojë vlera shumë të mëdha ekonomike, ndërsa dokumentacioni i pronave shpesh është i ndërlikuar dhe kontrolli administrativ mund të jetë i dobët,” i tha BIRN-it Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Prandaj, shton ai, “duhen verifikime të pavarura për regjistrimet me vlerë të lartë, gjurmueshmëri e plotë digjitale e vendimeve dhe përgjegjësi jo vetëm për zbatuesit, por edhe për drejtuesit që i miratojnë ose i tolerojnë ato”.

Ekspozimi i Kadastrës, sipas Preçit, lidhet edhe me faktin se procesi i pronës kalon nëpër disa hallka profesionale, si juristë, topografë, hartografë, specialistë legalizimesh dhe drejtues, ndërsa mbivendosjet e kufijve, aktet e vjetra, arkivat e paplota dhe konfliktet e pazgjidhura të pronësisë krijojnë hapësira për interpretime dhe ndërhyrje.

Ndërsa Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” e konsideron nivelin e korrupsionit në Kadastër po aq të përhapur sa në institucionet e tjera të administratës publike, por më të ekspozuar ndaj denoncimeve dhe hetimeve për shkak të vlerës së jashtëzakonshme ekonomike të pronës dhe problemeve ligjore që e shoqërojnë atë.

Ai thekson se sa më i paqartë të jetë kuadri ligjor, aq më shumë hapësirë krijohet për favorizim, ndërmjetësim dhe ryshfet, ndërsa konfliktet mbi pronën mund të prodhojnë pasoja shumë më të rënda sociale sesa një dëm i zakonshëm administrativ.

“Korrupsioni në rastet e mbivendosjes dhe përvetësimit të pronave nuk sjell vetëm aktin korruptiv me vete, por mund të sjellë edhe tragjedi, siç ka ndodhur në tranzicion, ku shumë qytetarë kanë marrë akte vetëgjyqësie për shkak të humbjes së pronave padrejtësisht,” i tha Xhemollari BIRN-it.

Kadastra, si model qeverisjeje

Agjencia Shtetërore e Kadastrës u krijua si një institucion në varësi të Kryeministrit me ligjin e vitit 2018, nga bashkimi i disa strukturave shtetërore përgjegjëse për regjistrimin dhe administrimin e pronave, si Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) dhe Agjencia e Legalizimit të Ndërtimeve Informale (ALUIZNI).

Qeveria e prezantoi këtë bashkim si një reformë që do t’i jepte fund sorollatjes së qytetarëve nëpër institucione, do të digjitalizonte të dhënat e pronave, do të zgjidhte problemet e regjistrimit dhe dokumentacionit të pronësisë dhe do të rriste transparencën dhe cilësinë e shërbimeve.

Digjitalizimi i sistemit dhe i shërbimeve në sektor mbetet ende në premtime dhe në letër, ndërsa shihet si një nga format për të reduktuar korrupsionin në sektor.

Megjithatë, për ekspertët e politikave publike, problematikat me funksionimin e kësaj agjencie nuk lidhen thjesht me krijimin e platformave digjitale për ofrimin e shërbimeve, por me modelin e qeverisjes në tërësi, boshllëqet në kuadrin ligjor dhe ligjet kontradiktore që rregullojnë çështjet e pronës.

Për Zef Preçin, digjitalizimi i shërbimeve të pronës nuk është në vetvete një garanci kundër korrupsionit apo abuzimit.

“Nëse futen të dhëna të pasakta ose dokumente të manipuluara, sistemi mund t’i formalizojë ato më shpejt, por jo t’i korrigjojë ato,” thotë ai, duke vënë theksin te nevoja për një kontroll më të fortë dhe auditim të pavarur të regjistrave të pronave me vlerë të lartë.

Sipas Preçit, mbivendosja e pronave dhe mospërputhja mes hartave, titujve dhe regjistrave rrit diskrecionin e zyrtarëve të ASHK-së dhe krijon hapësirë për ryshfet, favorizim e ndërmjetësim informal, duke e bërë verifikimin e saktësisë së të dhënave po aq të rëndësishëm sa vetë digjitalizimi.

Ndaj, shton ai, “zgjidhja nuk është vetëm digjitalizimi, por verifikimi i saktësisë së titujve dhe hartave, auditimi i pavarur për rastet me rrezik të lartë dhe gjurma e plotë elektronike për çdo ndryshim në dosjen e pronës”.

Edhe për Xhemollarin, digjitalizimi shihet si një lehtësim i procesit, por jo si një zgjidhje “automatike” për korrupsionin.

Për këtë arsye, ai argumenton se “reforma duhet të nisë nga rishikimi i kuadrit ligjor të pronës dhe nga mekanizma specifikë antikorrupsion në Kadastër, ndërsa veprat korruptive që lidhen me pronën duhet të trajtohen me një qasje penale më të posaçme, duke marrë parasysh pasojat e veçanta që mund të prodhojnë”.

Ndërsa sipas Preçit, ligjet në fuqi që prekin çështjen e pronës mund të bëhen edhe “mburojë” e skemave kriminale për tjetërsimin e tokave.

Duke iu referuar dosjeve hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për tjetërsimin e pronave në zona të ndryshme të vendit, Preçi argumenton se këto raste duhen parë edhe në funksion të mundësisë së përsëritjes së të njëjtave skema në të gjithë territorin.

“Është çështje kohe dhe vullneti për të hetuar nga organet kompetente dhe sidomos nga SPAK-u, sepse situata të ngjashme gjenden në të gjithë territorin e vendit, deri edhe në ‘Paketën e Maleve’, që në emër të zhvillimit rajonal po ‘emëron’ pronarë pasurish të patundshme sipërmarrës klientë të qeverisë,” thotë Preçi./ BIRN

Etiketa: Kadasterkorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e dokumentarit austriak

20:58 : 23/09/2026
AKTUALITET

Kamasutra Politike Shqiptare

17:56 : 23/09/2026
AKTUALITET

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin

09:31 : 21/09/2026
AKTUALITET

Tabaku: Familjet shqiptare mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës

09:52 : 19/09/2026
AKTUALITET

Po Vila nr. 69 në emrin e Dritan Shakohoxhës në Palasë; a do hetohet nga SPAK, nëse është e Blendi Klosit?

08:39 : 16/09/2026
AKTUALITET

Hetimet e SPAK/ Tomorri: Temperatura ka ndryshuar! Balluku s’është më e fuqishme si më parë

22:44 : 14/09/2026
Para

Historia e ndarjes territoriale që nga pavarësia

TË GJITHA

Kur krimi mbërrin në majën e inteligjencës shqiptare

21:49 : 23/09/2026

Gazetarja: Ndërkombëtarët kërkuan ndërhyrjen e SPAK, aksesi i Agasit te SHISH ngriti pikëpyetje

21:42 : 23/09/2026

Djali vdiq, mbesa 3-vjeçe me sëmundje të keqe, e moshuara në lot: Gjykata më zvarrit

21:33 : 23/09/2026

Foshnja në karrocë aksidentohet në vijat e bardha në Korçë, e mitura me fraktura në kokë

21:24 : 23/09/2026

EMRI/ Arrestohet në Itali 47-vjeçari i dënuar me 15 vite burg për trafik emigrantësh

21:10 : 23/09/2026

Korrupsioni dhe pushteti në Shqipëri, gazetarja zbulon prapaskenat e dokumentarit austriak

20:58 : 23/09/2026

9 faqet e SHISH në makinën e Agasit, bashkëpunim apo nxjerrje informacioni? Ku nis përgjegjësia penale?

20:42 : 23/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com