LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Danimarka kanë arritur marrëveshje për Groenlandën/ Trump: Do mbrojmë sigurinë e ishullit

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se asnjë armik i Amerikës nuk do të mund të bëjë investime të ndjeshme në ishull pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara dhe se marrëveshja nuk ka afat skadimi.

19 Shtator 2026, 14:49 Nga I.A
SHBA dhe Danimarka kanë arritur marrëveshje për Groenlandën/
Groenlanda

SHBA- Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda, e kanë arritur një marrëveshje e cila ia mundëson SHBA-së ta ketë një prani të madhe ushtarake në Grenlandë, ndërsa ua ndalon kundërshtarëve të SHBA-së të ndërtojnë bazat e tyre në ishull, tha të premten vonë presidenti Donald Trump.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se asnjë armik i Amerikës nuk do të mund të bëjë investime të ndjeshme në ishull pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara dhe se marrëveshja nuk ka afat skadimi.

“Me udhëzimin tim, ne punuam me përfaqësuesit e Danimarkës dhe Grenlandës për të garantuar që Shtetet e Bashkuara do ta kenë përgjithmonë mundësinë e plotë për të bërë atë që është e nevojshme në Grenlandë për ta garantuar dhe mbrojtur sigurinë e Grenlandës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump.

Më herët të premten, Reuters raportoi ekskluzivisht se SHBA-ja dhe Danimarka po i afroheshin një marrëveshjeje që do të sillte shtim të pranisë ushtarake amerikane në Grenlandë, ishullin autonom të Danimarkës. Trump kishte ëndërruar kahershëm për ta blerë ishullin për Shtetet e Bashkuara. SHBA-ja veçse ka të drejta pothuajse të plota për fluturimet mbi Grenlandë dhe për vendosjen e bazave atje, falë një traktati të vitit 1951.

Në njoftimin e tij, Trumpi la të kuptohej se ai është gjithsesi i kënaqur me rezultatin e negociatave dhe se mund të mos i ringjallë pretendimet e tij territoriale, të paktën në të ardhmen e afërt. Ai tha, pa dhënë hollësi, se SHBA-ja së shpejti do të vendosë një prani të madhe ushtarake në ishull, ku tashmë ndodhet një bazë e Forcave Hapësinore të SHBA-së në veriperëndimin e largët të tij.

“Kjo është një ëndërr e bërë realitet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Trump.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit të Danimarkës tha të premten se marrëveshja do të forconte sigurinë në Atlantikun e Veriut dhe në Arktik. Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, tha në një deklaratë se marrëveshja njeh interesat e Grenlandës dhe vendin e ishullit të Arktikut në bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Kjo na sjell dobi të gjithëve”, tha ai.

Shumë çështje mbetën të paqarta të premten në mbrëmje, përfshirë nëse si rezultat i marrëveshjes do të ndërtohen baza të reja amerikane. Imran Bayoumi, ish-zyrtar i Pentagonit, i cili tani punon në institutin e Këshillit të Atlantikut, tha se do të ishte diçka e re nëse SHBA-ja mund të ndërtojë baza pa miratimin e Grenlandës ose Danimarkës, por shtoi se, në masë të madhe.

Gjithashtu është e paqartë se si do të pritet marrëveshja në Grenlandë, territorin autonom të Danimarkës. Banorët e ishullit synojnë pavarësinë dhe kanë reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të SHBA-së për të ushtruar kontroll mbi të. Në një deklaratë ndaras, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se marrëveshja “në mënyrë të përhershme dhe të plotë” i adreson shqetësimet e Uashingtonit për sigurinë kombëtare lidhur me ishullin.

“Grenlanda do të jetë përgjithmonë pjesë e zonës së mbrojtjes strategjike të Amerikës së Veriut dhe do të përjashtojë çdo kundërshtar nga ajo dhe nga zona përreth”, shkroi ai./REL

donald trump jens-frederik nielsen imran bayoumi

Sondazh

Poll

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues

Muçi ironizon deputeten socialiste, Zegjine Çaushi i përgjigjet ashpër: O psikopat, na hape barkun