Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Qëlloi për vdekje bashkëshorten me thikë “në zemër” të Tiranës, DEL foto e 68-vjeçarit Hysni Patushi

Shkruar nga Newsbomb
Qëlloi për vdekje bashkëshorten me thikë “në
Hysni Patushi

Fotoja që shikoni më sipër është e 68-vjeçarit Hysni Patushi, i cili vrau me thikë mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi. Policia bën me dije se, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën “Panorama”, pas një konflikti të çastit mes çiftit.

Pas krimit, 68-vjeçari është larguar nga vendngjarja, por rreth dy orë më vonë është kapur dhe arrestuar nga blutë e Tiranës në zonën e Kamzës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në prani të nipit të mitur dhe dhëndrit të çiftit.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese