E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

500 mijë vizitorë në Pogradec, qyteti liqenor i preferuar nga turistët edhe gjatë vjeshtës

Ilustrim · Vizion Plus

Vizitorë nga Europa, Amerika, Australia e deri nga Japonia zgjodhën këtë vit Pogradecin, Linin dhe destinacionet përreth Liqenit të Ohrit, duke vlerësuar natyrën, klimën, ushqimin dhe mikpritjen. Nga janari deri në gusht, rreth 500 mijë vizitorë frekuentuarn destinacionet dhe atraksionet turistike të zonës.

“Ndër më të vizituarat janë Bazilika Paleokristiane e Linit, me rreth 6 mijë vizitorë, kryesisht të huaj, Burimet e Drilonit, Parku Ujor Drilon–Tushemisht dhe Varret Monumentale të Selcës”, tha Ledjan Zeqollari, drejtor i Turizmit

Për të huajt juglindja mbetet unike, për atë çfarë ofron si dhe mundësinë për të vizituar shumë deatinacione në pak kohë. Këtë e pranojnë edhe turistët që vijojnë të jenë në Pogradec edhe këto ditë shtatori. 

“Kam ardhur nga Gjermania, përmes Malit të Zi, në Shqipëri dhe kam dy muaj që ndodhem këtu. Kam qenë edhe në Korçë, një qytet vërtet shumë i bukur, dhe tani kam dy javë që jam këtu.

Njerëzit janë shumë të qetë dhe të relaksuar, dhe kjo më pëlqen shumë. Shqipëria është vërtet një vend i bukur. Kam provuar gjithçka. Ushqimi shqiptar është shumë i mirë dhe kam parë shumë vende të bukura.

“Tani kemi ditën e tetë që jemi këtu. Liqeni i Ohrit është i mrekullueshëm, temperatura është shumë e këndshme dhe është fantastike për të notuar. Në breg ka pak gurë, por është një vend shumë i bukur për të notuar.Kemi qenë në Manastirin e Shën Naumit. Kemi bërë një udhëtim me varkë nëpër liqen.

Fluksi i vizitorëve është reflektuar edhe në strukturat akomoduese.

“Prenotimet kanë vijuar përgjatë gjithë sezonit dhe një pjesë e konsiderueshme e njësive akomoduese mbeten të prenotuara edhe gjatë muajit shtator”, shtoi Zeqollari.

Vitin e kaluar Pogradeci e mbylli 12-mujorin me rreth 450 mijë turistë, ndërsa këtë vit pritet që deri në dhjetor numri të kalojë mbi 550 mijë të tillë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.