
Lezhë- Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Laçit pasi u kapën duke shpërndarë kokainë në qytet. Në pranga ranë G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë. Të dy këta persona u lokalizuan dhe u bllokuan nga patrullat në lagjen nr. 6 të qytetit të Laçit, gjatë një kontrolli të ushtruar mbi automjetin me të cilin udhëtonin.
Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, e ndarë në 80 doza të gatshme për t’u shitur në tregun lokal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit e siguronin lëndën narkotike, e ndanin atë në doza dhe më pas përdornin automjetin për shpërndarjen e saj në pika të ndryshme të qytetit të Laçit.
Në cilësinë e provës materiale, strukturat e policisë sekuestruan 80 dozat e kokainës, automjetin e përdorur për transportin e lëndës narkotike, si dhe 4 aparate celulare që do t’i nënshtrohen ekzaminimeve për zbardhjen e rrjetit të kontakteve. Versus.al

