• Kontakt
Saturday, September 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e ndarjes territoriale që nga pavarësia

14:57 : 19/09/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ndarjet territoriale në Shqipëri kanë ndryshuar shpesh, në varësi të mënyrës se si shteti ka kërkuar të ushtrojë kontrollin dhe të organizojë shërbimet. Pas shpalljes së Pavarësisë, organizimi territorial u mbështet fillimisht në strukturën e trashëguar nga Perandoria Osmane.

Qeveria e Vlorës e ndau vendin në prefektura, nënprefektura dhe krahina. Statuti Organik i vitit 1914 parashikonte sanxhaqe, kaza, nahije dhe bashki, me këshilla në nivele të ndryshme.

Gjatë viteve të para të shtetit shqiptar, ndarja territoriale ndryshoi disa herë. Në periudhën e Mbretërisë u konsolidua modeli me prefektura dhe nënprefektura, ndërsa bashkitë vepronin kryesisht në qendrat urbane.

Pas vitit 1945 u vendos një sistem i centralizuar, pasi territori u organizua në rrethe, qytete dhe fshatra të bashkuara, ndërsa këshillat popullorë ishin më shumë struktura zbatuese të pushtetit qendror sesa organe të vetëqeverisjes.

Lexo edhe:

Dritan Agolli, sazexhiu që po shpërdon miliardat e qytetarëve me investime “të kota”

Mes 46 dhe 100 bashkive

Ligji i vitit 1967 e përkufizonte këshillin popullor si organ të pushtetit shtetëror në territor, por ai nuk kishte autonominë politike dhe financiare që lidhet sot me qeverisjen vendore.

Pas vitit 1990, Shqipëria nisi kalimin nga administrimi i centralizuar te vetëqeverisja vendore. Në vitin 1992 u krijuan 36 rrethe, 44 bashki dhe 313 komuna. Reforma e vitit 2000 solli strukturë me 65 bashki, 308 komuna dhe 12 qarqe, gjithsej 373 njësi të nivelit të parë.

Ky sistem e afronte pushtetin me komunitetet, por prodhoi fragmentim të madh. Shumë komuna kishin popullsi dhe të ardhura të pamjaftueshme, administrata të vogla, mungesë specialistësh dhe varësi thuajse të plotë nga transfertat e qeverisë qendrore.

Një pjesë e tyre shpenzonin shumicën e buxhetit për paga dhe administratë dhe shumë pak për investime ose shërbime.

Reforma e miratuar në vitin 2014 dhe e zbatuar pas zgjedhjeve vendore të vitit 2015 e ndryshoi rrënjësisht sistemin. Numri i njësive bazë u ul nga 373 në 61 bashki, ndërsa 12 qarqet u ruajtën. Ish-bashkitë dhe komunat u kthyen në njësi administrative pa kryetar të zgjedhur, pa këshill, pa buxhet dhe pa personalitet juridik.

Qëllimi ishte krijimi i ekonomive të shkallës, ulja e kostove administrative, profesionalizimi i administratës dhe ofrimi i shërbimeve në territore më të mëdha.

Por reforma ndryshoi hartën shumë më shpejt sesa mënyrën e financimit, shpërndarjen e kompetencave dhe organizimin e shërbimeve. Pjesa më e madhe e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm në zonat rurale, teksa bashkitë vazhduan, për inerci, të qeverisin brenda qyteteve./ Monitor

Etiketa: PDpsreforma territoriale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dritan Agolli, sazexhiu që po shpërdon miliardat e qytetarëve me investime “të kota”

13:04 : 19/09/2026
AKTUALITET

Mes 46 dhe 100 bashkive

08:13 : 19/09/2026
AKTUALITET

Reforma Territoriale/ Braçe nxjerr zbuluar mazhorancën: Kufijtë e rinj i mora vesh nga mediat

22:51 : 18/09/2026
AKTUALITET

Miratohet projektligji i PS-së për pagat e magjistratëve

08:33 : 18/09/2026
AKTUALITET

Pagat e gjyqtarëve/ Pak para votimit të draftit, Rama mbërrin në Kuvend

22:04 : 17/09/2026
AKTUALITET

49 ditë protestë/ Qytetarët në Divjakë vijojnë kundërshtimin e bashkimit me Lushnjen

21:49 : 17/09/2026

TË GJITHA

Historia e ndarjes territoriale që nga pavarësia

14:57 : 19/09/2026

Kadastra e zhytur në korrupsioni, Lorena Goxhobelli nuk largohet

14:41 : 19/09/2026

Konfirmohet identiteti i 3 viktimave nga varret masive në Zubin Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

14:39 : 19/09/2026

Berisha komenton ndryshimet në qeveri: Demo i gatuar me bandat, ka lidhje të afërta me kreun e SPAK

14:21 : 19/09/2026

VIDEO/ Njoftoni Kreshnikun e Transportit Rrugor të hedhi një sy nga Kolaudimi se po helmon Tiranën

13:59 : 19/09/2026

Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet Hysni Patushi

13:39 : 19/09/2026

Aksident në Fier-Patos, motoristi i picave mbetet i plagosur

13:20 : 19/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com