LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e shkuara, PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për vizitën e tij në SHBA, zhvillimet politike në Shqipëri, çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, reformën territoriale dhe përgatitjet e opozitës për zgjedhjet lokale. • Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se gjatë vizitës në SHBA zhvilloi takime me kongresmenë, senatorë dhe zyrtarë të administratës amerikane, ku sipas tij ngriti shqetësimet e opozitës për trafikun e drogës, korrupsionin, zgjedhjet dhe drejtësinë në Shqipëri. • Duke iu referuar mesazhit të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, Berisha theksoi se lufta kundër karteleve të drogës dhe organizatave kriminale mbetet një çështje me rëndësi për SHBA-të. • Për zgjedhjet lokale, Berisha theksoi se opozita duhet të përshpejtojë përgatitjet dhe tha se personalisht mbështet përdorimin e primareve për përzgjedhjen e kandidatëve, por me një proces seleksionimi paraprak. Berisha foli edhe për vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. • Ai tha se krimet konkrete duhet të ndëshkohen, por shprehu rezerva për mënyrën se si është trajtuar përgjegjësia përmes linjave të komandimit. • Në lidhje me shëndetësinë, lideri demokrat, Sali Berisha kritikoi gjendjen e sistemit dhe koncesionet në këtë sektor, ndërsa deklaroi se Shqipëria ka profesionistë të aftë që mund të kontribuojnë në reformimin e shërbimit shëndetësor. • Berisha kundërshtoi bashkimin e bashkive dhe tha se PD do të ndjekë një politikë për ripopullimin e vendit. • Në përfundim të bashkëbisedimit, Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve të mbështesin protestën rinore që po zhvillohet në Tiranë. 

5 artikuj për këtë temë.

51 MINUTA ME PARE

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit

"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Ministrit Ervin Demo, duke pretenduar se ai është i lidhur me disa prej grupeve kriminale më të rrezikshme në vend. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se Demo është vendosur në Ministrinë e Brendshme për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

Berisha pretendoi se Demo është mik i ngushtë me kreun e SPAK-ut dhe se marrëdhënia e tij me strukturat kriminale është arsyeja përse ai i shërben interesave të Edi Ramës.

"Sadiku, në rast se ju kujtohet, në fjalën time në parlament ju drejtova këtij Lamallarit, thashë se ky është Hiçollari. Ai u tërbua, në fakt ishte Hiçollari, po në një kuptim që atij s'i shkonte mendja. Në kuptimin e asaj që s'kishte asnjë peshë. E vuri figurant, se aty peshë ka vetëm po të jesh i lidhur me krimin. Të themi të vërtetën, ky nuk është se ishte një tip pozitiv të themi, jo s'ishte fare, por lidhje me krimin nuk di të kishte. Dhe siç u vu, iku hiçollar. Erdhi Demo, i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Prandaj erdhi aty. Nuk e di a e lexuat apo jo, kryetar bashkie, e shtruan në dru bandat, sipas qytetarit dixhital, sepse tenderin e rrugës nuk ia dha njërit prej atyre eksponentëve të krimit aty, po ia dha sekserit që në atë rast thuhej Baton Haxhia. Pra, çfarë u bë? U vu një i sojit të vet, të krimit, i lidhur me krimin dhe kështu i duhej Edi Ramës. Kaq është puna e tij. Ka dhe lidhje, ky është mik i ngushtë me kreun e SPAK-ut, se Edi Rama nuk është se nuk përjeton terrore, se mendon se do t'i shkojnë ta arrestojnë në zyrë. Mendon se do t'i shkojnë t'ia kontrollojnë zyrën. T'ia kontrollojnë shtëpinë. Sado që i ka në kontroll, prapë i ka frikë," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak dhe mund të ketë dënime më të rënda

"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Bajram Begajn se vepron në interes të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi Begajn “kukull” të Ramës dhe pretendoi se Presidenti ka dosje të përbashkëta me kryeministrin për Gjirin e Sarandës, Limanin dhe zona të tjera ushtarake.

Kreu demokrat e akuzoi Begajn se ka marrë prona dhe i ka ndarë me Edi Ramën, duke e cilësuar bashkëautor në ato që ai i konsideron krime.

"E ke shumë të drejtë. E keni shumë të drejtë. Sepse ky u vu aty si kukull. Ky është një delinkuent, i cili me dosjet që ka së bashku me Edi Ramën për Gjirin e Sarandës, për Limanin, për zonat e tjera ushtarake, ky mund të shkojë... se këtë e kap gjyqi ushtarak dhe mund të ketë dënimet më të rënda që ka kodi për to. Prandaj dhe ky është bashkëautor në krime. Po nga doli ky? Si doli ky mjek, shef i shtabit të përgjithshëm? Që ky e vetmja gjë që diti t'ua plaçkisë pronat dhe t'i ndajë me Edi Ramën," tha Berisha./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke u ndalur te ministrja e re e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu. Për ministren e Shëndetësisë, Berisha përdori një gjuhë të ashpër kritike, duke e lidhur emërimin e saj me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se nuk e njeh personalisht ministren dhe se nuk mund ta paragjykojë për shkak të lidhjeve familjare, por vuri në pikëpyetje vendosjen e një ekonomisteje në drejtimin e këtij dikasteri. Sipas Berishës, shëndetësia është aktualisht në një gjendje shumë të rënduar dhe emërimi i ministres së re lidhet me atë që ai e cilësoi si “dorën e zezë të Surrelit”.

"Shëndetësia është në gjendjen më të vajtueshme. Më të vajtueshme, më të mjerë, më të shpartalluar. Dhe unë do t'u them shqiptarëve sot një gjë. Në qoftë se do ekzistonte vullneti politik, ky vend sot mund të kishte një shëndetësi absolutisht krejt tjetër. Shumë herë më cilësore se kjo që kemi sot. Pse e them këtë? Sot ka personalitete botërore shqiptare në shëndetësi. Sot ka shqiptarë liderë botërorë në fusha të caktuara. Sot ka shqiptarë, të cilët për një apo disa arsye, për shkak të pensionimit apo të tjerë, në qoftë se ky vend i thërret në përputhje me kushtet që kërkojnë, sepse ai për të ardhur do kushtet për të treguar veten, mund t'u japë shqiptarëve shërbimet e cilësisë më të lartë. Ky është një realitet krejt tjetër.

Sot ka ekspertë në organizimin e shëndetësisë që dërgohen nga OBSH-ja për të organizuar shëndetësinë në vende të tjera. Ka kirurgë, ka kardiologë, ka radiologë. Kjo ministrja që iku, kjo në fushën e saj, absolutisht nga më të mirat, në imazheri. Dhe në vend se t'i jepej fusha ku ajo ka kontribuar në Kembrixh, ka kontribuar në Nju Jork, ka kontribuar në Romë, ajo u emërua ministre se e donte Edi Rama për ta përdorur për të vjedhur. Pra, sot ka një oportunitet. Si u vu kjo? U vu për të marrë tezaken e Surrelit. Për kaq u vu ajo. U vu në mënyrë që dora e zezë e Surrelit të shtrihet...

Tani a mund të imagjinoni ju? Një ekonomiste, unë nuk e njoh fare, nuk mund ta paragjykoj pse është kushërira e z. kryeministër, po problemi është se si mund të vësh një ekonomiste në krye? Po pse nuk kishte dikush tjetër? Çfarë ka ajo që mund ta bëjë të jetë e vetmja që të zgjidhet? Përveç dorës së zezës së Surrelit, asgjë. Ajo tjetra nuk e bëri. Ajo e pa që ky po krijonte KAYO-n e dytë në shëndetësi. Jo, tha, nuk e firmosi. Tregoi një karakter, të themi të vërtetën. Kështu që, shëndetësinë e mori në dorë Edi Rama tani, nuk ka më, ajo është kot fare, është një kukull në duart e Surrelit," tha Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës, duhet një ekip i fuqishëm dhe kompetent për të bërë apelimin

"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimet e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke i cilësuar dënimet si një zhvillim të rëndë për shqiptarët. Në një bashkëbisedim, Berisha tha se askush nuk duhet të kundërshtojë ndëshkimin e autorëve të krimeve konkrete, por ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si është argumentuar përgjegjësia e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Sipas Berishës, nga përmbledhja e vendimit të lexuar nga gjyqtari Charles Smith krijohet përshtypja se dënimet janë mbështetur në ekzistencën e linjave të komandimit. Berisha argumentoi se UÇK-ja ishte një lëvizje guerile dhe jo një ushtri e rregullt, ndërsa theksoi distancën që, sipas tij, ekzistonte mes drejtuesve politikë në Tiranë dhe zhvillimeve në terren.

"Natyrisht, java që lamë pas nuk ishte një javë e mirë për shqiptarët. Ish-udhëheqja politike e UÇK dhe Kosovës mori nga Gjykata e Dhomave të Specializuara verdikte ndër më të rëndat. Duhet të sqarohemi, asnjeri dhe askush nuk mund të jetë kundër dënimit të krimeve konkrete, vrasjeve konkrete, akteve të tjera. Dhe, në këtë kuadër, në çdo rrethanë drejtësia duhet të japë fjalën e saj. Por në këtë rast, duhet të jemi të hapur, nga ai lexim i vendimit të shkurtuar nga gjykatësi Çarls Smith, krijohet përshtypja se të akuzuarit u dënuan për linja komandimi dhe kjo natyrisht është absolutisht e paqëndrueshme në rast se ajo nuk është e faktuar me dokumente. Sepse është shumë e njohur, vërtet UÇK ishte një lëvizje e fuqishme guerile, por ajo nuk ishte një ushtri e rregullt siç e paraqiti në vendimin e tij. Përfaqësuesit e saj në Tiranë, z. Thaçi, z. Krasniqi kanë qenë pa dyshim figurat kryesore, por distanca me terrenin ishte shumë e madhe.

Ndaj, përveç kësaj, shqiptarët e kanë shumë të vështirë të imagjinojnë që arkitektët e Operacionit famëzi Patkoi, operacionit të spastrimit masiv etnik dhe të gjenocidit në Kosovë, të marrin dënime shumë më të lehta se sa çlirimtarët e Kosovës. Pra, edhe njëherë, ne kemi mbështetur dhe mbështesim ndëshkimin e autorëve konkretë dhe të krimeve konkrete. Por linjat e komandës dhe dënimi me linja komande nuk ka një bazë solide dhe mendoj se në këtë kuadër, problem shumë serioz përbën kuadri ligjor mbi të cilin ka vendosur ligjvënësi gjykatën. Meqë jemi tek gjykata, jashtë emocioneve, ngritja e Gjykatës së Kosovës, çdo shqiptar në Kosovë duhet ta dijë se ngritja e saj në Hagë është bërë për shkak të një detyrimi. Në qoftë se Serbia e ngriti në Beograd, Kroacia në Zagreb, kjo gjykatë e Kosovës u ngrit në Hagë për një motiv, për shkak të vrasjes së dëshmitarëve. Kjo është e vërteta. Dhe gjykata nuk mund të mos ngrihej.

Gjykata u ngrit edhe për një arsye të dytë, në mënyrë që tribunali për ish-Jugosllavinë të mos aplikohej më tutje në rastin e Kosovës. Pra, nuk është një akt i paprecedent, secili nga vendet... por problemi është se Kosova ishte e pushtuar, Kosova ishte viktimë e një agresioni barbar, e një pushtimi barbar. Nuk mund të akuzosh tjetrin se ka ngritur institucionin e zbulimit. Të akuzosh se ka marrë në pyetje. Po cila ushtri në luftë, cila lëvizje guerile në luftë nuk merr në pyetje? Pra, shumë elementë që dëgjuam nga vendimi i shkurtuar, vendimin e gjatë nuk e kam parë, ishin larg në vlerësimin tonë justifikimit të atyre dënimeve që dëgjuam. Duke shprehur këtë, shoh një diskutim intensiv për këtë problem tashmë që ka vetëm përgjigje juridike. Ky problem ka apelimin si rrugë të vetme.

Të gjitha përpjekjet e tjera, i garantoj qytetarët veçse sa ndërlikojnë tashmë jo vetëm ish-udhëheqësit politikë të Kosovës, por edhe vetë Kosovën. Ndaj dhe ajo që unë mendoj është e domosdoshme, një ekip mbrojtje sa më kompetent dhe i fuqishëm, ndonëse unë nuk kam asnjë fakt aktual të them se mbrojtja aktuale nuk ishte e fuqishme, por pasi të shqyrtohet vendimi përfundimtar i plotë, unë mendoj se apeli që duhet të ndiqet pa humbur kohë pasi vetë gjykata ka përcaktuar afate.
E përfundoj këtë, asgjë nuk mund të errësojë, nuk mund të zvogëlojë lavdinë e luftëtarëve të lirisë, e luftës çlirimtare të Kosovës, e cila është pa dyshim faqja më e ndritur e luftërave shqiptare për liri dhe dinjitet që nga koha e Skënderbeut.
Ajo luftë, në kombinim të plotë me ofensivën ajrore të NATO-s, të udhëhequr nga presidenti Bill Klinton, çliroi Kosovën nga pushtimi serb dhe në atë rrugë e sipër ajo u bë e pavarur. Ndaj dhe nuk duhet askush të mendojë se lufta çlirimtarë e luftëtarëve të lirisë mund të nxihet ose mund të damkoset. Aspak. Aspak," tha Berisha./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës për të çmontuar këtë regjim

"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara dhe takimet me diasporën shqiptare. Kryedemokrati u ndal te takimet në SHBA, duke deklaruar se diaspora shqiptare është e gatshme të angazhohet në mbështetje të opozitës dhe përpjekjeve të saj kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha tha se takimet me shqiptarët në SHBA ishin pjesa më emocionale e udhëtimit, duke i krahasuar ato me atmosferën e viteve ’90-’91. Ai përmendi gjithashtu mbledhjen e zhvilluar në Kongresin amerikan, ku sipas tij u ngritën çështje që lidhen me krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri.

"Faktikisht, këtë javë që lamë pas u zhvillua një hearing në Kongresin e SHBA, hearing në të cilin kryetari i Komisionit të Helsinkit të këtij Kongresi, kongresmeni Xho Uillson shtroi pyetje shumë të rëndësishme mbi krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri. Pra, mund të themi se me takimet tona, ne paraqitëm realitetin shqiptar sipas versionit tonë të opozitës, por që në fakt duhet të them se nuk është se ato ranë si rrufe në qiell të pasur. Njohuritë për Shqipërinë ishin mjaft të avancuara. Mund t’u them se Sekretari Rubio, në mesazhin e tij që i dërgon Edi Ramës për pavarësinë e Shqipërisë, shprehet se kartelet e drogës, bashkëpunëtorët e tyre dhe organizatat kriminale janë një rrezik për qytetarët amerikanë dhe duhet t’i luftojmë me efikasitet. Po kështu, lufta kundër korrupsionit është një problem tjetër madhor, për të cilin administrata e presidentit Trump e ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj. Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë miqve tanë në Partinë Republikane, IDU-së për ftesën dhe mikpritësve në takimet e rëndësishme që patëm.

Por, dua të jem i sinqertë, pjesa më emocionale e udhëtimit tim ishin takimet me diasporën tonë të mrekullueshme. Takime që rikthyen atmosferën e zjarrtë të viteve ’90-’91, kur së bashku me diasporën bëmë gjithçka për të përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri. Në atë kujtim, e kujtoj gjithnjë, ne kërkuam ndihmën dhe mbështetjen e saj për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës. Diaspora dha kontribut historik. Kombi aty ka disa nga personalitetet më të shquara të atdhetarisë, të çështjes kombëtare. Por njëlloj kësaj here, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtin shpirt vëllazërie na pritën së bashku me Fatmir Mediun, Belind Këlliçin, Enri Çenon, Klevis Balliun dhe Albana Vokshin. Një pritje e jashtëzakonshme. Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar në mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga diktatura autoritare e Edi Ramës dhe narkoshteti i tij.

E njëjta atmosferë në Dallas, në Teksas. Më pak numerike, por jo më pak aktive. Po aq atdhetare dhe e flaktë, diaspora jonë në Dallas dhe në Teksas. Personalitete të shquar të cilët kanë kontribuar shumë si për Shqipërinë, ashtu edhe për çlirimin e Kosovës. Të gatshëm të kontribuojnë përsëri me të gjitha lidhjet e tyre të fuqishme me ligjvënësit amerikanë, me zyrtarët amerikanë për çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri, por edhe për problematikat me të cilat përballet Kosova. Pra, mund t’u them se ky udhëtim i fillimit të shtatorit të vitit 2026, ndonëse ishte 35 vite larg të parit, për sa i përket rëndësisë dhe për sa i përket mikpritjes vëllazërore, ngjasonin shumë njëri me tjetrin. Me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë të shkëlqyer në diasporë për atë pritje jashtëzakonisht të ngrohtë që na rezervuan dhe angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur përpjekjet e forcave demokratike dhe opozitës për çmontimin e këtij regjimi," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën

Tension mes protestuesve dhe policëve, qytetarët nuk i ndalin thirrjet: Arrestoni Ramën

Pas heqjes së gardhit metalik, protestuesit nisin sërish marshimin drejt Kuvendit

Protestuesit heqin gardhin metalit të vendosur nga policia te Ministria e Brendshme

"Urime Zegjinesë për look-un e ri"/ Muçi: Mos harroni që janë 110 ditë protestë, rinia ju...

"Ta tregoj unë..."/ Tensione te Ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues