Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ko*ainë e ndarë në 80 doza për shitje në Laç, arrestohen dy të rinj

    Gjykata e Lartë e la në burg, Veliaj reagon pas 4 ditësh: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore

    26 ushtarakë nisin kursin 3-mujor të anglishtes, përgatiten për misionet me NATO-n

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ko*ainë e ndarë në 80 doza për shitje në Laç, arrestohen dy të rinj
    Aktualitet

    Ko*ainë e ndarë në 80 doza për shitje në Laç, arrestohen dy të rinj

    September 19, 2026

    Dy persona janë arrestuar nga Policia në Laç, pasi dyshohen se merreshin me sigurimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytet.

    Operacioni policor i koduar “Destinacioni” është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në kuadër të hetimeve për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

    Në pranga kanë rënë G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

    Sipas Policisë, dy të rinjtë janë lokalizuar dhe ndaluar në lagjen nr. 6 të Laçit. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ata udhëtonin, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në 80 doza, të dyshuara se ishin përgatitur për shitje.

    Nga veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë, dyshohet se 28-vjeçari dhe 19-vjeçari siguronin lëndën narkotike dhe më pas e ndanin në doza, me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit, si dhe katër aparate celulare.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

    Laç
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ko*ainë e ndarë në 80 doza për shitje në Laç, arrestohen dy të rinj

    September 19, 2026

    Gjykata e Lartë e la në burg, Veliaj reagon pas 4 ditësh: Grusht institucional ndaj demokracisë vendore

    September 19, 2026

    26 ushtarakë nisin kursin 3-mujor të anglishtes, përgatiten për misionet me NATO-n

    September 19, 2026

    Rama drejt Nju Jorkut, sytë te fjalimi në OKB pas vendimit për Thaçin dhe 3 ish-krerët e UÇK-së

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.