Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Florian Hysi dha dorëheqjen, reagon Engjëll Serjani: Do t’i kërkoj kryebashkiakut të Gjirokastrës të mos ta pranojë largimin e drejtorit të trashgimisë

Shkruar nga Newsbomb
Florian Hysi dha dorëheqjen, reagon Engjëll Serjani: Do t’i
 

Gazetari Engjëll Serjani ka bërë një reagim së fundmi lidhur me dorëheqjen e kreut të Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër Florian Hysit, duke e konsideruar vendimin si një akt përgjegjësie.

Ai thekon se gabimet mund të ndodhin edhe në institucionet që merren me trashëgiminë kulturore, që sipas tij, meriton vëmendje që një drejtues gjatë detyrës së tij ka treguar përkushtim dhe zgjodhi të japë dorëheqje.

Gjithashtu ai vlerëson punën e bërë gjatë drejtimit të institucionit, duke përmendur ndër të tjera ndryshimet në muzetë e qytetit dhe riekspozimin e veprave të ish-Galerisë së Arteve.

Florian Hysi dha dorëheqjen, reagon Engjëll Serjani: Do t’i
 

Reagimi i plotë:

Pse do ti kërkoja Kryebashkiakut Golemi te mos pranojë dorëheqjen e drejtorit të trashëgimisë?

Një rast kur dorëheqja bëhet përgjegjësi.

Më në fund nga Gjirokastra vjen një rast kur dorëheqja bëhet përgjegjësi. Gabime mund të ndodhin edhe në institucionet e trashëgimisë kulturore. Edhe një objekt i identifikuar gabimisht mund të korrigjohet. E rëndësishme është që gabimi të pranohet dhe të ndreqet.

Por ajo që meriton vëmendje në këtë rast është vendimi për të marrë përgjegjësi.

Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Gjirokastrës, një drejtues që gjatë detyrës së tij ka treguar përkushtim, zgjodhi të japë dorëheqjen pas këtij rasti. Personalisht i kam ndjekur dhe vleresuar ndryshimet pozitive në muuzete e qytetit dhe kam reaguar pozitivisht sidomos per "çburgosjen" 20 vjeçare dhe riekspozimin e veprave të ish-Galerise së Arteve.

Por insistoj se në realitetin tonë, ku dorëheqja si akt përgjegjësie publike është ende e rrallë, ky vendim meriton të vlerësohet.

Të pranosh se nën përgjegjësinë tënde ka ndodhur një gabim, të mos fshihesh pas tij dhe të mbash përgjegjësinë personale, është një akt qytetarie dhe dinjiteti institucional.

Ndoshta nuk është gabimi ai që duhet të na bëjë më shumë përshtypje, por fakti se dikush zgjodhi të mbajë përgjegjësi për të.

Në një shoqëri ku dorëheqja shpesh mungon, një dorëheqje e përgjegjshme është edhe një mesazh. Une presonalisht do ti kërkoja kryetarit te bashkisë Flamur Golimi që të mos ta pranojë dorëheqjen e drejtorit te trashegimisë.

Florian Hysi dha dorëheqjen, reagon Engjëll Serjani: Do t’i
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese