"Diaspora është me ne"/ Berisha: Rama është e shkuara, PD duhet të bëjë gjithçka për ripërtëritjen e saj
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
Ndizen tensionet në Prishtinë pak para nisjes së protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të pjesë...
Ajo thekson se trashëgimia kulturore dhe figurat historike nuk mund të trajtohen si objekt talljeje apo eksperimente amatore dhe kërkon përgjegjësi për këtë rast.

GJIROKASTËR- Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së figurës së Çerçiz Topullit në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe fyese për historinë kombëtare.
Zhupa kërkon heqjen e menjëhershme të kësaj paraqitjeje, duke ngritur gjithashtu pikëpyetje se kush e ka miratuar dhe kontrolluar vendosjen e saj në muze. Ajo thekson se trashëgimia kulturore dhe figurat historike nuk mund të trajtohen si objekt talljeje apo eksperimente amatore dhe kërkon përgjegjësi për këtë rast.
Reagimi i Ina Zhupës:
TURP DHE FAQJA E ZEZË! HIQENI MENJËHERË! Të tallesh me figurën e Çerçiz Topullit në Muzeun e Gjirokastrës është e papranueshme dhe një fyerje për historinë tonë kombëtare. Çerçiz Topulli nuk është një personazh për t’u kthyer në karikaturë. Është një prej figurave të Rilindjes Kombëtare, një patriot dhe luftëtar që i kushtoi jetën çështjes kombëtare.
Një turist shqiptar apo i huaj që hyn në një muze të historisë sonë duhet të përballet me dinjitetin e heroit, me historinë dhe me të vërtetën, jo me një figurë groteske që e bën Çerçiz Topullin objekt talljeje. Është edhe më e rëndë që kjo paraqitje është vendosur pikërisht në Muzeun e Kalasë së Gjirokastrës, në qytetin ku lindi Çerçiz Topulli dhe ku historia e tij është pjesë e identitetit të qytetit.
Trashëgimia kulturore nuk është lodër dhe heronjtë e kombit nuk janë material për eksperimente amatore. Si u lejua që një paraqitje e tillë të vendosej në një muze shqiptar? Kush e miratoi? Kush e kontrolloi? Janë pyetje që kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi kapilare ashtu siç duhet menjëherë të hiqet ajo shgarravinë e turpshme./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të shtunën se është konfirmuar identiteti i tri viktimave pas zhvarrimi...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në k...
Ish-kreret e UÇK TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka propozuar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jak...
Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Ministrit Ervin Demo, duke pretenduar se ai është i lidhur me di...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Bajram Begajn se vepron në interes të kryeministrit Edi Ra...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, duke u ndalur te ministrja e re e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimet e fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës n&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka ndarë d...
Prokuroria e Fierit FIER- Një ish-drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, një përfitues pronash dhe nj...
TIRANË- Ligjvënësit europianë po kërkojnë një hetim ndaj kompanisë Meta, pas pezullimit masiv të llogarive që...