Zjarr në një banesë në Bulqizë, shpëtohet një person me aftësi të kufizuara

14:58, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati ne qytetin e ri ne Bulqizë duke shkaktuar momente paniku mes banorëve.

Sipas informacioneve paraprake, në banesë jeton një person me aftësi të kufizuara dhe është nxjerr jashtë nga komshinjtë .

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe përmasat e dëmeve materiale. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco